Kjo fundjava e golave shqiptare shenon Bogdani por nuk mjafton
Kjo duket se ka qene fundjava e golave te shumte shqiptare ne kampionatet e huaja ku ata aktivizohen me klubet e tyre perkatese. Pas kater golave te Hamdi Salihit me Rapidin e Vjenes dhe atyre te Edgar Canit me Modenen ne Serine B apo te Xhihanit ne kampionatit ukrainas te gjithe te shtunen te dielen vjen edhe nje tjeter gol shqiptar ne Serine A. Erion Bogdani ka shenuar golin e barazimit te perkohshem ne ndeshjen CezenandashPalermo 1-2. Shqiptari ka realizuar ne minuten e 24 duke barazuar shifrat ne 1-1. Me pare Ilicic kishte kaluar ne avantazh Palermon ne minuten e 11. Goli i Bogdanit nuk ka mjaftuar per Cezenen qe te marre nje pike te vlefshme ne shtepine e saj pasi Mikoli ka shenuar ne minuten e 51 duke i dhene fitoren Palermos. Kjo humbje e ka zhytur Cezenen ne vendin e parafundit te tabeles se klasifikimit ne Serine A ne kuoten e 11 pikeve pas 13 ndeshjeve te fazes se pare vete dy me pak se sa ekipi i Barit i cili pozicionohet i fundit.