E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dhe SHBA dënojnë aktivitetin bërthamor të Iranit

Pas një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Britania dhe Gjermania kanë dënuar aktivitetin bërthamor të Iranit për krijimin e bombave atomike.
Sido që të jetë, gjasat janë të vogla që Këshilli i Sigurimit të imponojë sanksione të tjera ndaj Iranit në të ardhmen e afërt, për shkak të kundërshtimeve të Kinës dhe Rusisë.
Ndërkohë Irani i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-Moon që të dënojë vrasjen e fundit të shkencëtarit iranian.
Ndërkohë presidenti Iranian Ahmadinejxhad pritet që ta përbyllë turneun e tij në Ekuador.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›