E Diel, 1 Nëntor 2026

Video-skandali, marinsat urinojnë mbi kufomat

Ushtria amerikane bëri të ditur se është duke hetuar mbi një video ku shfaqet një grup marinsash që urinojnë mbi trupat e vdekur të luftëtarëve talebanë.

Korpusi i Marinës tha se veprimet e portretizuara në klip, i cili u hodh në internet, por nuk është verifikuar ende për sa i përket vërtetësisë, “nuk përputhen me vlerat e marinsave amerikanë dhe se kjo çështje do të hetohet plotësisht".

Videoja tregon katër burra në veshje ushtarake, që shfaqen duke urinuar në tre trupa pa jetë. Më pas dëgjohet zëri i njërit prej ushtarëve duke thënë: Paç një ditë të mbarë shoku. Origjina e videos është e panjohur, dhe nuk është e qartë se kush e ka postuar online.

Ndërkohë marina amerikane ka nisur një hetim lidhur videon ndërsa ka theksuar se ende nuk është vërtetuar origjina apo vërtetësia e videos që është postuar në faqen e internetit “You Tube”.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se veprimet e portretizuara në video nuk janë në përputhje me vlerat e marinës amerikane. Një zëdhënës i Pentagonit, Xhon Kirbi tha se ajo video është mjaft shqetësuese dhe se paraqet sjellje skandaloze.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›