E Diel, 1 Nëntor 2026

I dërguari amerikan Grosman do të vizitojë Afganistanin

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se i dërguari i posaçëm rajonal i Shteteve të Bashkuara, Mark Grosman do të vizitojë javën e ardhshme Afganistanin.

Klinton tha se Grosman do të vazhdojë konsultimet me afganët dhe gjithashtu do të shkojë në Katar për të biseuar me partnerët e Amerikës.

Talebanët njoftuan javën e kaluar se donin që të hapnin një zyrë politike në Katar, një lëvizje që shihet si shenjë paralajmëruese e bisedimeve me amerikanët.

Uashingtoni vazhdimisht ka thënë se çfarëdo lloj bisedimesh të Shteteve të Bashkuara me talebanët do të duhej të zhvilloheshin me miratimin e qeverisë afgane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›