E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE dhe nxenesi i keq

Nje dite pas publikimit te Progres-Raportit te BE-se lidhur me zhvillimet njevjecare ne Shqiperi dhe kapacitetet e saj per integrim europian numri dy i Departamentit Amerikan te Shtetit krahasoi sjelljen e partive politike shqiptare me ate te nxenesit qe mbetet ne provim i cili ne vend qe te mesoje kerkon fajin tek te tjeret. Ne kete kontekst ai apeloi partite politike ne Shqiperi te shqyrtojne me kujdes raportin dhe te analizojne vetveten dhe te pyesin po vetveten A i kemi bere te gjitha perpjekjet e nevojshme per te zgjidhur keto shqetesime qe na jane paraqitur nga nje organizate qe ne themi se e adhurojme. Kjo eshte sfida e tyre me e veshtire dhe ne do shohim cilat sisteme politike ne rajon jane te afta te shkojne para pasqyres dhe ta analizojne veten e tyre.
Prej kesaj deklarate kane kaluar disa dite gjate te cilave ne kemi pare nje parade deklarimesh politike ne parlament ne media ne konferenca shtypi dhe ne takime nderkombetare. Te gjithe kane folur qe nga kreret e partive kryesore aleatet e tyre mbeshtetesit e tyre deputete media shoqeria civile institucionet kryesore kushtetuese dhe vete diplomatet perendimore. Reagimi i tyre ishte tipik per nje klase politike e cila sic u shpreh kryetari i delegacionit parlamentar te BE-se 10 dite me pare nese do te isha shqiptar do te ndjehesha i turperuar. Ne dallim nga keshilla amerikane rekomandimet e BE-se dhe negocimi i perditshem i diplomateve te huaj ne Tirane aktoret kryesore politike nxituan te akuzojne e te denojne politikisht palen tjeter ata nuk pranuan asnje pergjegjesi personale nuk premtuan asnje rishikim mbi qendrimet sjelljet dhe taktikat e tyre politike nuk dhane shprese se sistemi politik ka aftesi korrigjuese dhe zhgenjyen kedo qe ende kishte dilema te besonte se Tirana politike meriton dicka me shume se kryeqytetet e tjera te Ballkanit.
Te mesuar te flitet per turmen te qeveriset prej turmes dhe te mendosh e sillesh si prijes i turmes militante lideret kryesore politike humben shansin per te deshmuar se formimi i tyre politik eshte i ndryshem nga mentaliteti komunist i armikut politik i fajesimit te tjetrit per gjithcka te gabuar qe ke bere i ushqimit me propagande ne vend te ushqimit me reforma e rezultate i kerkimit te alibive ne fshehjen e krimit. Ata thane po ato fjali dhe mbrojten po ato qendrime per te cilat BE na ndeshkoi duke na hequr shansin e marrjes se statutit kandidat.
Gjithsesi ky nuk eshte lajmi yne me i keq. Me i keq eshte lajmi se sistemi kushtetues dhe politik i Shqiperise 2010 nuk ka instrumente perfaqesimi dhe mbrojtjeje te interesit publik. Nuk kemi asnje reagim nga institucionet pergjegjese kushtetuese nuk kemi asnje rrjet civil te afte te kerkoje llogaridhenie nga politikanet qytetaret nuk kane shanse per aplikimin e demokracise direkte media nuk ka pushtet per te gjurmuar te verteten politike. Te gjithe jane peng te politikes se keqe ne nuk kemi gardian kushtetues nuk kemi avokat mbrojtes nga keqqeverisja e partive apo dy-tre lidereve politike. Neve na mungon institucioni apo mekanizmi qe liston me detaje kritikat e raportit te BE-se dhe ia adreson ato cdo institucioni nominal apo kolektiv per tu dhene zgjidhje brenda nje kohe te limituar. Ne vende demokratike keto funksione i marrin institucionet perfaqesuese p.sh kryetari i shtetit ose parlamenti por tek ne parlamenti dhe titullarja e tij ishin nje nga shfaqet e refuzimit ne BE i kryejne shoqeria civile e media por tek ne ato jane po aq inaktive sa dhe institucionet.
Ne jemi te denuar te degjojme lideret politike te bejne rregullisht prokurorin e gjykatesin ndaj njeri-tjetrit por ne ende nuk kemi nje lider nje politikan nje drejtues institucioni apo nje institucion qe pranon publikisht pergjegjesine e tij dhe reflekton konkretisht ne permbushjen e tyre. Palet premtuan te kunderten njera se do te shpartalloje opoziten dhe politikat e saj tjetra se do te rrezoje me protesta maxhorancen. Me kete sjellje politike e institucionale shanset tona per shtet te se drejtes dhe demokraci funksionale jane po aq utopike sa shpresa e nxenesit ngeles per tu diplomuar ne universitet.
Panorama mbetet e zymte. Zyrtaret tane flasin per fitore vetem fitore e suksese as barazim dhe as humbje por kur BE ben bilancin ne ndodhemi ne fund gjithnje ne fund. Politikane te cilet jane te gjendje qe per interesa krejtesisht personale te mbajne peng aspiratat e Shqiperise interesat madhore te publikut dhe qytetareve ngjasojne me shume me prijesit e fiseve te shekullit XIX sesa me burrat e shtetit qe kerkon Shqiperia e shekullit XXI.
Se fundi nje shtet qe qeverisjen e ka keqkuptuar ne aftesi per organizim mitingjesh e ahengjesh orientale apo nje politike e cila me cdo kusht kerkon te qendroje ne pushtet ose te vije ne pushtet realisht ka pak gjera te perbashket me familjen e madhe europiane. Integrimi bazohet me vlera parime mentalitet sjellje e rezultate konkrete tipare te cilat per bajraktaret tane me kollare firmato dhe formim politik ne regjimin e Enver Hoxhes jane te panjohura dhe sic shihet aktualisht te pamundura per tu arritur.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›