E Shtunë, 31 Tetor 2026

Natyra e pasherueshme e Rames

14-11-2010 / Nga Lavdrim Lita

Eumlshte natyra ime i thote akrepi zhabes ne nje rrefenje popullore hebraike duke e pickuar per vdekje teksa zhaba po e transportonte nga nje cep ne tjetrin te lumit. Duket se kryetari i PS-se Edi Rama dhe individet e tjere te opozites kane te njejtin problem te akrepit. Sepse ska sesi kur zedhenesi OBSH-se Spartak Ngjela ne emer te se majtes radikale ne perfundim te tryezes se aleateve me tone te ashpra theksoi se opozita vendosi per ndryshimin e gjendjes se rende. Jermi i kesaj opozite te bashkuar ne shkaterrim ska perfunduar. Gjithsesi me ne fund u shprehen qarte e ne unison se nuk duan transparence zgjedhore por thjesht pushtet. Dhe per kete jane te gatshem te nisin nje tjeter ekskursion protestash neper Shqiperi. Sigurisht paguan e qeras Edi Rama i cili tash duhet te mendohet mire sepse do ta kete ca te veshtire meqenese ne buxhetin e bashkise Tirane taksen partiake domethene mungojne rreth 30 milione euro shkaktuar nga paaftesia e mosvjeljes se taksave vendore.
Afermendsh me keto protesta Partia Socialiste ose genjen veten ose mashtron njerezit. Pasi eshte e qarte se nuk mund te besh politike konstruktive me nje demagog endacak qe shkon pas cdo njeriu qe takon. I vetmi njeri qe eshte ngazellyer nga fjalet tik-tak te Ngjeles eshte padyshim Fiqiri Xibri i kapur disa here ne flagrance per subvencionim te protestuesve te popullit opozitar. Te tjeret jane kundra kesaj nisme. Sidomos pas marrjes se vendimit per liberalizmin e vizave. Sepse liria e levizjes eshte nder lirite themelore te njeriut. Ndoshta me shume se sa e drejta e prones... sot qe me ne fund u realizua ky dimension zanafillor i njeriut dhe askush ska te drejte te zhurmoje me ultratinguj lakuriqesh kete arritje qytetare.
Ka shume gjasa qe keto protesta te mbarojne ashtu sic do te fillojne. Me nje paqartesi te dukshme Rama i fundos perfundimisht militantet e tij ne llucen e para-politikes anti-demokratike. Kauza kesaj radhe eshte po e njejte me kauzen e meparshme. Dhe ky politikan eshte i vetmi njeri ne bote qe mendon se duke bere te njejtat gjera sa here mund te arrije rezultate te ndryshme. Eumlshte sikur ti biesh murit me koke dhe e sheh se nuk mund ta shembesh po forca e zakonin te ben te rifillosh serish me goditje. Keshtu vecse thyen koken. Asnje rezultat tjeter nuk vjen me nje taktike te tille te me falni idiote.
Sidoqofte Rama nuk eshte aq sa ne mendojne se eshte. Ai ka nje qellim. Sigurisht me perfundim katranoses. Duke ditur se vendi eshte ne prove per liberalizimin e vizave ku pa diskutim eshte stabilizimi i vendit. Dhe eshte pikerisht kete arritje do opozita per te penalizuar Shqiperine me veprimet e saj kundra interesave te qytetareve. Sepse ne arritjen e mundshme te ketij skenari synohet shtyrja deri ne nje afat te pacaktuar frenim e levizjes se lire pa viza ne zonen Schengen.
Mirepo sizmografia e ketyre protestave ka gjasa te jete aq e ulet saqe destabilizimi i vendit eshte i paarritshem. Forcat e errta anti-demokratike me falangat e tyre nuk mund shtypin demokracine. Me radikalizimin e jetes politike nga natyra e pasherueshme e Rames ne kuptojme se ai me kete gur te ngelur ne dore kerkon te vrase pulebardhen e demokracise. Ai kerkon te masturboje militantet e vet me megali-idene e nje hiper-presioni real edhe pse vete e di nuk mund te ndodhe nepermjet se ciles do te marre keshtjellen e kryeministrise. Vetiu pastaj ai i mashtron serish ata me driten e protestave ne fund te tunelit kilometrik te opozites me Edvin e Kristaqit ne krye te tyre. Duke pasur leven e Arkimedit te pushtetit te PS-se z.Ruci Edvin Rama synon te trysnoje edhe njehere Berishen e nderkombetaret derisa ata ta pranojne me shpejtesi si negociator per nje darke tjeter ne Strasburg. Natyrisht qe Rama synon te mos i pranoje serish propozime e shumices te cilat me pas do te duhet tlsquoi perdore si parashuta justifikuese per te zbritur ne ferrin politik te jetes se vendit.
Ne varken lundruese te PS-se tashme ka rene flamuri i pirateve ai me kafka e kocka me thike neper dhembe duan te grabisin thesarin e shtetit dhe dinjitetin e pushtetit sigurisht duan edhe skalpin e Berishes si trofe muzeu.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›