Sa guxon buxheti 2011
Buxheti i Shtetit nga qeveria per vitin 2011 synon te hape fronte pune. Ka rritur ndjeshem investimet publike ne krahasim me ato te ketij viti. Kjo rritje do te bazohet ne nje shtim te planifikuar te te ardhurave buxhetore ne nivelin 8.6 per qind. Ne nivelin e saj qendror qeveria guxon te rrise te ardhurat e saj nga tatimet dhe doganat me 11.5 per qind per vitin e ardhshem. Nuk kerkon rritje taksash vetem permiresim te administrimit te tyre. Pa dyshim nje objektiv ambicioz. Kjo rritje do te vije permes disa taksash permiresimit te administrimit kryesisht te Tatimit mbi Vleren e Shtuar TVSH me 0.8 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto dhe 0.2 per qind te ketij prodhimi permes permiresimeve ne administrimin e akcizave dhe te te ardhurave personale. Nuk duhet te harrojme qe nje per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto te vendit eshte baras me rreth 90 milione euro. Per sa u takon shpenzimeve ato rriten me 10 per qind ne krahasim me vitin 2010 dhe kjo shtese shkon ne radhe te pare tek programi i investimeve publike. Administrata qeveritare nuk do te rrise punonjesit e saj por rrogat e tyre. Do te shtohen jo vetem pagat e uleta por ne menyre te moderuar edhe pagat e mesme te administrates pasi rritja e bere pergjate viteve te shkuara ka krijuar nje ngushtim ose gati nje sheshim te diferencave midis grupeve dhe klasave te ndryshme te pagave. Pensionet do te rriten respektivisht nga 5 ne 15 per qind sipas kategorive. Me rritjen e shpenzimeve per investime infrastrukturen dhe investimet e tjera publike me 22.5 per qind me shume sesa kete vit buxheti eshte kerkues duke ngelur realist. Nuk ka asnje fryme euforizmi sikurse pretendon opozita. Eumlshte i kujdesshem pse synon ta mbaje deficitin buxhetor ne nivelin 3.5 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto PBB. Buxheti ka kontingjenca fond rezerve mbi 100 milione euro per vitin 2011 duke qene gati per te perballuar cdo situate te papritur. Edhe pse synon dhe parashikon nje rritje ekonomike te vendit per vitin e ardhshem me 5.5 per qind kjo nuk perben krim. Te mos harrojme se per vitin me te veshtire te krizes vitin 2009 Fondi Monetar Nderkombetar parashikoi ne ditet me te veshtira nje rritje me 0.44 per qind pastaj me vetem nje per qind. Ne fakt rritja e ekonomise sone gjate 2009-s rezultoi 3.3 per qind. Dhe tani kur FMN jep nje parashikim rritjeje prej 3 per qind per vitin e ardhshem i kemi te gjitha arsyet te besojme se rritja mund te jete edhe mbi 5 per qind. Vellimi total i investimeve publike shkon ne 82 miliarde leke te reja ose mbi 600 milione euro vec 6 miliarde lekeve te reja qe jane ne kontigjenca te investimeve te cilat do te perdoren gjate vitit 2011 ne varesi te realizimit te programit fiskal nga ana e qeverise. Ketu ndoshta mund te kishim guxuar me shume. Jemi treguar te kujdesshem por nese ekonomia ecen mire sikurse e shpresojme nuk ka asnje arsye pse te mos provojme me nje ritem edhe me te shtuar te investimeve publike. Jane pikerisht ato qe e mbajten ekonomine shqiptare ne shtegun e rritjes pozitive ekonomike vitin e kaluar. Mund te jene investimet publike qe do te sjellin edhe rritjen me te kenaqshme ekonomike per vitin e ardhshem perse jo edhe 6 per qind. Ndoshta borxhi publik mund te shkonte serish ne nivelin 59.5 per qind te PBB-se kesisoj por perse te mos guxojme Kemi nje borxh publik te shendetshem dhe pavaresisht frikerave dhe stopimit qe mund te na sugjeroje FMN-ja tregjet e kapitalit na besojne ne dhe mund te shesim edhe 500 milione euro eurobond vitin e ardhshem me nje perqindje interesi te favorshme per ne. Duhet guxuar per me shume dhe ia vlen qe qeveria jone ta beje kete nga 1 korriku 2011. Deri atehere sot kemi nje projektbuxhet te shtetit realist me kembe ne toke. Nje buxhet qe te ngjall besim. Ndryshe nga sa mendon opozita duke u shprehur se ai eshte i parealizueshem. Te ardhurat me te rritura buxhetore per vitin e ardhshem i garanton nje shtim i investimeve private ne ekonomi per kete vit sidomos ne blerjen e makinerive dhe pajisjeve. Ky eshte treguesi me optimist per ekonomine tone te ketij viti. Ne kushtet kur qeveria e ndali disi doren me investimet publike dhe u tregua ekonomiqare mendoi biznesi privat te rrezikonte dhe te investonte. Ja perse ia vlen qe te guxojme edhe per me shume ne gjysmen e dyte te vitit te ardhshem.