E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 muaj per 12 kushte

/ /

NgaERNEST BUNGURI

Komisioni Europian ndryshe nga te gjithe shqiptaret e zhgenjyer me arsye prova dhe argumente qe lidhen me realitetin ne vend dha nje mesazh shprese per vendin tone. Na caktoi 12 kushte dhe na dha 12 muaj afat kohe.
Jam shume i sigurt se me gjithe peshen e rende te ketyre 12 rrasave te renda aq sa rekomandimet e Zotit ashtu si ne ndonje perralle biblike do te mjaftonte vetem pak besim qe te ngrihen ne krahe njesoj si te ajo reklama e Red Bullit per te ardhur ne kohet tona. Fjala magjike eshte Vullnet politik.
Keta politikane qe me gerr-verret e tyre vetem per kete popull spo punojne kane nje dritare mundesie historike qe ti deshmojne botes mbane se ne jemi keta...

...qe jemi vetem per mungese te vullnetit politik e jo se sdime ta bejme po sduam.
Atyre 12 rrasave apo masave qe po ju flas kjo puna qe na paskesh qene bere per vizat jo vetem qe u vjen rrotull por eshte ajo fare cikerrime qe shqiptaret do e qeshin me lot pas disa vitesh kur ta kuptojne sic duhet se ne vitet 90 ata thirren E duam Shqiperine si gjithe Europa e jo Dua te udhetoj ne Europe per 90 dite ne 6 muaj si turist per te pare si e kam dashur vendin tim 20 vite me pare.
Megjithate fjale kjo qe perseritet rendom ne raport-progreset e Komisionit Europian per ecurine e vendit nderkohe qe ky i fundit i cili ishte opinion i shoqeruar me nje raport analitik por qe nuk ishte raport progresi kete futeni mire ne koke per ate vend ka ende shpresa.
Duke na njohur mire per ate kokefortesi dhe aftesi per tu treguar te paafte grindavece e shkurtpames 12 kushtet qe na kane vene megjithese tek to e kane renduar doren me shume se per vizat nuk jane te pabeshme ne vetem nje vit kohe duhet vetem te mbahen zgjedhje te pambajtura ndonjehere brenda vitit jane duhet respektuar cdo institucion me nje pauze nje vjecare baltosjeje kercenimesh dhe presionesh duhet filluar te mendohet vetem ne nje vit per hallet e popullit aq sa mund te jene te zgjidhshme ne aq kohe e jo vetem per tendere me kuneter e me kusherinj duhet votuar ne Parlament te gjithe se bashku per 2 a 3 ligje me shume qe kerkojne konsensus per te miren e te gjitheve neve qe ju votojme duhet qe disa prej jush te sakrifikohen te pakten per nje vit e te futen vete pas hekurave per demet qe kane bere e te tjera si keto ka plot por sikur vetem ne nje vit te ndodhte kjo gje imagjinoni si do celeshin jo dyert e BE-se por edhe te parajses se shume-pritur ne kete vend.
Pas nje viti do takohemi serish. Uroj te mos dale ashtu sic e parashikoj une por sot pashe nje drite shprese qe na u ofrua ne te njejten kohe me shpullen e refuzimit. Ne duam ta hame kete turp me buke le ti japim vetes edhe nje vit kohe.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›