E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje opozite e lodhur

Une perjetesisht u kam dhene doren kundershtareve me te medhenj politike. Me kete deklarate te fundit ish-kreu socialist Nano percjell dy koncepte. Se pari Nano sjell nje nocion te pakonsumuar per te majten shqiptare ta konsiderosh palen tjeter kundershtar politik jo fajtor politik. Se dyti percjell nocionin ku me kundershtarin politik jo fajtorin politik bashkepunohet.

Pikerisht ish-shefi socialist sot arrin publikisht te beje autokritiken me te madhe. Politika e konflikteve me ka penguar edhe mua per te realizuar ne kohen e duhur kete hapje te madhe liberalizimi. Me kete deklarate Nano sjell nje koncept tjeter te panjohur deri me tash nga e majta shqiptare. Ai zbaton ne politike konceptin e autokritikes apo thene ndryshe ate te shikimit te gabimeve tek vetvetja dhe korrigjimin nga vetvetja koncept qe nuk eshte pare ndonjehere ne politiken shqiptare. Ne qofte se politika konfliktuale pengoi edhe Nanon te realizonte hapjen e madhe kundershtari politik e realizoi ate. Indirekt me kete deklarate ai ka duartrokitur kundershtarin politik. Ja ku Nano lancon konceptin tjeter. Jo vetem te mos ndjekim nje politike te ndertuar mbi logjiken e eliminimit te kundershtarit por ta pranojme madje mund ta duartrokasim duke i dhene edhe meriten ketij kundershtari politik. Berisha realizoi hapjen e madhe me Evropen ndersa sipas Nanos opozites ende i mbetet si detyre shtepie te heqe vizat e brendshme te komunikimit mes paleve dhe me qytetaret.

Ideja qe tjetri perben nje rrezik gjithmone ka gjeneruar dhune. Ne qofte se do te besonim edhe teorine ekstremiste te Maltusit atehere vertet qe njerezimi do te binte ne nje deshperim dhe pasiguri. Sipas tij zhvillimi ekonomik ecen me progresion aritmetik 1 3 5 7 ndersa riprodhimi njerezor ecen me progresion gjeometrik 2 4 8 16. Sigurisht me kete progresion rritjeje popullimi nuk do te arrihet te kete prodhim per te gjithe. Mbipopullimi sipas kesaj teorie ne nje moment te caktuar do te sjelle nje krize qe e shnderron njeriun per njeriun ujk. Atehere sipas Maltusit ketu fillon lufta per mbijetese si dhe gjeneron ideja e ekskludimit te tjetrit.

Kjo ide sot eshte tipike edhe ne politike ne pergjithesi ku sigurisht nuk shpetojme edhe ne. Ideja se nuk ka vend per te gjithe sjell politikat e ekskludimit dhe te monopolizimit te pushtetit. Ish-kreu socialist pertej detit Valter Veltroni shprehet se e ardhmja e vendit duhet tu perkase njerezve te pergjegjshem. Besoj se ne fund te ketij ankthi te padurueshem periudhe ne te cilen na ra per hise te jetojme me zenie grindje ndasi te shtirura apo te verteta interesa personale do te fitoje ai qe ne fund do te rikonstruktoje nje sistem vlerash boshti i se ciles eshte i mbyllur ne nje seri fjalesh kyce. Nje nga fjalet kyce e cila merr vlere sot ne politiken e cdo vendi eshte gjitheperfshirja aftesia per te perfshire politikisht nga ana sociale kulturore fetare. Ne kete menyre evitohet qe ndarjet dhe perjashtimet te shnderrohen kudo ne cdo vend ne intolerance dhe dhune.

Kesaj ideje i qendron edhe ish-kreu socialist Fatos Nano i cili e konsideron politiken e Rames nje politike monopolizuese dhe te eliminimit te kundershtarit ku rezultati eshte zero. Edhe ai hedh idene per gjitheperfshirje me mundesine qe te gjithe te marrin pjese ne jeten politike te vendit. Bojkot ketu mospjesemarrje atje kushtezim mbi zgjedhjet e kaluara largim nga pergjegjesia qe ka ne vendimmarrjet e medha - shprehet Nano. Politika aktuale e Rames eshte pikerisht e kunderta e gjitheperfshirjes dhe pjese e intolerances se tij politike. Nano nuk jep ndonje formule magjike pervec dialogut mes paleve dhe kompromisit. Dua te kujtoj ate te quajturin nga ekspertet dokumenti i pare i demokracise moderne qe daton ne 1649 ne Angli ku u perfshine si perfaqesuesit e zgjedhur ashtu edhe ata jo te zgjedhur si per tu treguar qytetareve qe te kesh gjitheperfshirje konsensualitet palesh eshte baras te kesh demokraci. All inclusive eshte sot nje koncept i shume fushave i ekonomise por edhe i marketingut i jetes sociale sigurisht edhe asaj politike.

Nje fjale tjeter kyc e permendur nga ish-kreu socialist italian eshte ligjshmeria e cila te mundeson respektimin e rregullave te lojes respektimin e konkurrences respektimin e tjetrit. Rregulla te barabarta loje nuk do te thote keqperdorim dhe monopolizim te saj. Eumlshte thjesht nje artifice kur nje marreveshje midis paleve politike p.sh. per Kodin Zgjedhor e quan kompromis ndersa tentativen e mazhorances per marreveshje ne rastin e zgjedhjes se Avokatit te Popullit e quan pazar. Kur na intereson e quajme kompromis dhe e gelltisim si ushqim politik kur nuk na intereson e quajme Pazar duke e konsideruar ushqim te pagelltitshem per PS-ne. Te dyja kompromisi dhe pazari jane marreveshje politike ne rastin e pare dhe ekonomike ne rastin e dyte. Ne te dyja rastet te dyja palet leshojne dicka nga vetja e tyre dhe ketu emertesa nuk ka kurrfare rendesie. Kur pazari merr konotacion negativ politik Atehere kur njera pale nuk leshon asgje nga ana e saj si ne rastin e Avokatit te Popullit. Ne kete rast sigurisht pazari behet madje i piset. Edhe kur tenton vetem te marresh pa dhene ne te kundert asgje perseri kemi pazar te piset. Me pak mirekuptim dhe duke pare interesin e pergjithshem jo ate personal pazarin e piset mund ta shnderrojme ne kompromis si ne rastin e Kodit Zgjedhor kur dy palet e deshiruan gjuhen e perbashket. E rendesishme eshte qe te bihet dakord per nje produkt final pa u dhene rendesi demagogjive.

Nje fjale tjeter kyc eshte komunitet. Me sa duket te jetosh ne komunitet te mendosh ne komunitet dhe per komunitetin eshte e pamundur per kreun aktual socialist. Ne fakt sot gjithkush ben sipas mendjes se tij duke mos zgjeruar hapesirat e bashkepunimit ndihmes dhe te shoqerise civile. Politika duhet te terhiqet nga hapesirat qe ka zaptuar dhe te riafirmoje rolin e drejtuesit qe ka humbur. Demokracia duhet ta njohe kete dimension te komunitetit njekohesisht duke theksuar elementet e pergjegjshmerise.

Nje fjale tjeter kyc per rikonstruktimin e nje sistemi vlerash sipas Veltronit jane meritat. Gjithkush gjykohet ne baze te asaj cka ai ben. Sigurisht te gjithe te kene oportunitetet e tyre por secili sipas merites dhe te asaj qe realizon. Militantizem = Merite thote ish-shefi socialist Nano. G99-istat jane personazhe pa merita pa profil politik te cilet jane futur pa konkurruar ne PS dhe po zbatojne rregullat e kazermes. Te gjithe pjesemarres por me nje shkallezim vlerash. Mendoj qe nga nje vend i perhumbur ankthioz i semure si vendi yne - thote Veltroni - duhet te nxirren virtutet civile. Dashuri politike jo me urrejtje politike - deklaron Nano. Partia e dashurise - shprehet kreu i qeverise italiane Berlusconi.

Keto jane ide te hedhura nga koleget socialiste te Rames si Veltroni ne Itali apo Nano ne Shqiperi. Midis ketyre dy ish-lidereve socialiste ka shume ngjashmeri por njekohesisht ka shume ndryshime me ato cka deklaron apo vepron kreu socialist aktual shqiptar Rama. Me sa duket ndejtja gjate ne Evrope pikerisht ne Vjene i ka dhene ish-kreut socialist Fatos Nano nje start te ri si dhe nje shtyse per nje shkeputje shume me te madhe idesh dhe konceptesh evropianeiste nga nxenesi i tij i talentuar Rama. Doris Pack prej vitesh ne te gjitha deklaratat e saj flet per kete komunitet politikanesh me koncepte gjitheperfshirese. Ne fakt ka nje krize partish qe flasin vetem per veten e tyre si dhe nje tendence drejt figurave unike.

Gjithcka eshte shnderruar ne konsum apo ne sasiore ne shoqerine moderne dhe asgje nuk eshte kualitative. Jam i bindur - thote Veltroni - qe duhet gjendur nje instrument per te ngritur gjendjen shendetesore te shoqerise kualitet edukimi kualitet ajri kualitet pluralizmi informativ stabilitet shoqeror. Kualitet informativ nuk do te thote vetem ide antagoniste por edhe diversitet mendimesh e konceptesh. Te paraqesesh te njejtat deklarata dhe te njejtat kerkesa por me data te ndryshme si ne rastin e Rames per zgjedhjet e 28 qershorit eshte pikerisht e kunderta e kualitetit informativ.

Per ngritjen e gjendjes shendetesore te shoqerise duhet arritur stabiliteti shoqeror. Stabiliteti shoqeror rrjedh nga stabiliteti politik. Te gjitha levizjet duhet te ruajne stabilitet politik - shprehet prej shume kohesh Doris Pack. Njekohesisht ajo ve edhe gishtin per forcen politike qe po sjell mungesen e stabiliteti politik dhe gjendjen e semure te shoqerise. Opozita me e papergjegjshme dhe me jobashkepunuese qe eshte pare ndonjehere. Pack.

Te gjithe kane menduar qe vlerat ishin ushqim i mire vetem per poetet dhe vizionaret dhe jo oksigjen per nje bashkejetese te perbashket. Pyetjes se a mund te jetohet pa vlera shpirti i kohes pergjigjet se po. Ne fakt nuk eshte e vertete. Nuk mund te jetohet pa vlera. Nje vend pa vlera eshte si nje kuti bosh nje guaske me shpirtra thelbesisht te vdekur nje bote me pasione te trishtuara nje gare pa rregulla. Ne te gjitha keto vite eshte bere nje gjenocid ndaj vlerave duke sjelle nje dominim te frikes. Jeta e te gjitheve ne eshte e dominuar nga frikerat. Frike nga cdo gje. Frike nga semundjet misterioze. Ndonjehere ringjallen deri mikrobe mijevjecare nga thellesia e historise. Frike nga zhvillimi. Frike nga teknologjia. Frike nga rritja. Por mbi te gjitha frike nga tjetri. Ngrejme pyetjen nese eshte frika e shkaktuar edhe nga kriza boterore. Sigurisht frika eshte bija edhe e pasigurise sociale e nje bote pa garanci e femijeve te cilet rriten duke pasur frike nga e ardhmja jo deshire per te ardhmen. Dhe pikerisht frika dhe pasiguria prodhojne egoizmin social. Sot eshte bota e nimbyt not in my backyard beni cfare te doni vetem jo ne kopshtin tim - thote Veltroni. Dhe kur pergjate historise kane prevaluar frikerat si ne rastin e nazizmit kane dominuar zgjidhjet me shkaterruese. Atehere te mos kemi frike nga frikerat dhe tu japim vlere vlerave.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›