BE diskuton bojkotimin e Euro 2012-ës në Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel për të shqyrtuar bojkotin e Ukrainës si vendi organizator i Kampionatit të Futbollit Euro 2012.
Aksioni do të ishte protestë për trajtimin që i bëhet në burg ish-kryeministres Julia Timoshenko.
Hollanda, e cila luan ndeshje në Ukrainë, ka thënë se nuk do të dërgojë asnjë përfaqësues politikë.
Megjithatë, disa vende në BE e konsiderojnë pjesëmarrjen e mundshme si rrugë për bisedime me Ukrainën.
Timoshenko aktualisht ndodhet në spital për tu trajtuar pas grevës së urisë me arsyetimin se ishte rrahur nga rojet e burgut.
Ish-kryeministrja ukrainase po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, me akuzën për “shpërdorim të detyrës zyrtare”, akuzë të cilën ajo e hedh poshtë dhe e konsideron si të motivuar politikisht.