Hungari: Qeveria 5.4 miliardë euro për firmat e prekura nga kriza
Budapest -Qeveria hungareze do tu vijë në ndihmë të gjithë ndërmarrjeve që janë prekur nga kriza financiare që lindi në SHBA dhe më pas u zgjeruar në mbarë globin. Qeveria ka miratuar një fond prej 5.4 miliardë eurosh për tu ardhur në ndihmë këtyre ndërmarrjeve. Sipas një njoftimi për shtyp në faqen e kryeministrisë së Budapestit, vendimi qeveritar do të kalojë për miratim në Kuvend brenda muajit dhjetor. Ministri i Ekonomisë Gordon Bajnai u shpreh se për shkak të krizës, ndërrmarrjet mbledhin më pak të holla, papunësia rritet dhe tregjet ngushtohen, këto janë problemet të cilave ne duhet t'ju bëjmë ballë''