E Diel, 1 Nëntor 2026

BE do të liberalizojë vizat me tre vendet e ballkanit. Shqipëria në gjashtëmujorin e parë të 200s

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian propozoi sot lejimin e qytetarëve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë për të udhëtuar pa viza drejt vendeve anëtare të BE-së që prej fillimit të vitit të ardhshëm.


Komisioni Evropian u shpreh gjithashtu se i njëjti propozim pritet për Shqipërinë dhe Bosnjën në mesin e vitit të ardhshëm. Komisioni deklaroi se Maqedonia ishte vendi i vetëm që ka plotësuar standartet e BE-së dhe se lëshimi që i është bërë Malit të Zi dhe Serbisë do të varet nga progresi i këtyre dy vendeve në përmbushjen e kritereve gjatë kohës që shtetet anëtare të bllokut do të shqyrtojnë dhe aprovojnë propozimin e sotëm të ekzekutivit. Komisioni deklaroi se regjimi i lirë pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilëve u është premtuar anëtarësimi i plotë në BE në të ardhmen, përbënte një zhvillim historik në politikën e bllokut 27-anëtarësh për të sjellë më shumë stabilitet në rajon. "Propozimi ynë përbën me të vërtetë një lajm të mirë për popujt e Ballkanit Perëndimor ... Unë e di se sa shumë do të thotë për ta udhëtimi i lirë pa viza", theksoi komisioneri Evropian për Drejtësinë, Jacques Barrot përmes një deklarate. Komisioneri evropian për Zgjerimin, Olli Rehn deklaroi se ekzekutivi evropian synonte që Shqipëria dhe Bosnja të bëheshin pjesë e këtij propozimi së shpejti. "Nëse të gjitha kushtet plotësohen, Komisioni do të parashikojë bërjen e një propozimi të ri, që do të përfshijë Shqipërinë dhe Bosnjën në mesin e vitit 2010", deklaroi Rehn. Qytetarët e Kosovës, që shpalli pavarësinë në shkurt të vitit të kaluar, nuk përfshihen në këtë plan, që kërkon pajisjen e çdo shtetasi me pasaportë biometrike. 


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›