E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi Kolegji shpiku alibi qe ndihmon hajdutet

Kreu i PSD-se

Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi deklaroi dje ne nje prononcim per mediat se vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor ishte i pritur per shkak edhe te vendimeve te fundit te marra nga ky organ ligjor per sa i perket ceshtjes se mandatit te Bashkise se Tiranes. Sipas Gjinushit me kete vendim u tregua edhe nje here qe drejtesia ne Shqiperi ka rene. Sipas Gjinushit tashme ne Shqiperi cdokush mund te vjedhe dhe askush nuk ka pse te ndihet pergjegjes. Kolegji Zgjedhor ka shpikur sot nje alibi per te gjithe kriminelet qe thote se nje vjedhje mund te denoncohet vetem pa u bere sepse po ndodhi hallall Edhe ne nje vrasje kriminelet duhet ti denosh pa lindur duhet te parashikosh qe behet kriminel ndryshe hallall i qofte sipas Kolegjit - deklaroi Gjinushi sipas te cilit tashme ne vend nuk behen me gjyqe po funksionojne vetem procedurat qe shpetojne hajdutet nga drejtesia. Sipas tij gjykatat ne Shqiperia jane te kapura nga klanet mafioze te pushtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›