Ne të rinjtë e Teheranit
Imazhi i revoltës në Teheran mund të jetë ai i Leilit, një vajze 27-vjeçare, e dobët dhe me sy blu, njëlloj si të Audrey Hepburn. Leili vesh xhinse të ngushta poshtë bluzave prej pambuku, bën tualet të lehtë dhe vendos një shami të bardhë mbi kokë. Është një nga lideret më të konfirmuara të protestës. Si çdo javë, zbret përgjatë "Valiasr Street", drejt universitetit për protestat e përditshme të paautorizuara, ku rituali përsëritet: bashkë me miqtë e saj, ata bërtasin duke treguar dy gishtat e fitores, ndërsa milicia famëkeqe e Bsijit i sulmon, qëllon, godet deri në gjakosje, i arreston dhe në rastin më të keq i zhduk fare përgjithmonë. Edhe pse kanë kaluar thuajse dy muaj nga vota e 12 qershorit dhe Ahmadinexhad është rizgjedhur President i Iranit, opozita dhe lideri i saj, Mir Hossein Moussavi, nuk dorëzohet, duke vazhduar të denoncojë krime. Po ashtu procesi ndaj qindra politikanëve, intelektualëve, njerëzve të zakonshëm që akuzohen vetëm se zbritën në shesh për të protestuar, vazhdon të tingëllojë si një farsë. Leili beson ende, si mijëra të rinj të tjerë, se mund t‘i ndryshojë gjërat. Edhe pse regjimi ka treguar anën e tij më të ashpër. Ajo beson sepse kërkon të ketë një të ardhme, në një vend që është bërë emblema e obskurantizmit. Duhet fantazi për të hipur mbi çati kur bie nata dhe për të thirrur "Zoti është i madh". Një thirrje që shndërrohet në një dëshirë rezistence. Të rinjtë e Teheranit kanë pothuajse tetë javë me radhë që ndjekin të njëjtin ritual. Në mëngjes Leili, si gjithë të tjerët, kontrollojnë në "Facebook" ata që nuk kanë azhurnuar ende profilin. Ta bësh këtë në vend do të thotë: "gjithçka në rregull, jam mirë". Nëse dikush nuk përgjigjet nis alarmi. Të gjithë mendojnë më të keqen. Ashtu siç ndodhi me Mohammad Kamaranin, një 18-vjeçar. Kur nuk u përgjigj as në telefon, miqtë nisën të bënin kërkime. Më pas u zbulua se ishte arrestuar dhe çuar në burgun e Evinit. Pas një jave u rikthye vetëm kufoma e tij. Leili punon në universitet ku zhvillon një kurs komunikimi. Ajo ka studiuar në Itali. "Në zgjedhjet e mëparshme ishim të zhgënjyer për mungesën e reformave të Khatamit dhe në shenjë proteste nuk shkuam të votonim. Ahmadinexhadi është thjesht produkt i gabimit tonë. Vetë e krijuam hapësirën për këtë diktaturë". Tani lind nevoja për ta luftuar, me punën e përditshme të militantëve. Në kompjuter ajo shkarkon videot e xhiruara me telefonon, që me siguri do bëjnë xhiron e botës. "Kjo po që ndodh këtu, është vërtet interesante, sepse represioni i pushtetit është ai klasik, ndërsa bota ka ndryshuar. Interneti ka bërë gjithçka të mundshme dhe në këtë drejtim ata nuk na bëjmë dot gjë. Përpiqen, por nuk arrijnë të na kontrollojnë të gjithë. Jemi vendi që ka më shumë të rinj në botë. Nga 65 milionë banorë, 45 milionë janë të rinj", shpjegon ajo.
Mjafton të ecësh nëpër kryeqytet për të kuptuar se ky nuk është një vend për të rinj, po vendi ku ka shumë të rinj. Në Teheran nga ajri i ndotur, ndodhin shumë vrasje sipas statistikave, rreth 3500 njerëz në muaj. Prandaj qyteti është i ndarë më dysh: nga njëra anë të varfrit, që gjenden poshtë në shkretëtirë, kurse lart në male, ku ajri është më i pastër, gjenden të pasurit. Pikërisht në pjesën e dytë jeton edhe Leili. Aty gjenden të gjitha dyqanet me firmat më të mira europiane, restorante klasi dhe bare ëireless (përdoruesit e internetit në vitin 2000 ishin 250 mijë, ndërsa tani janë 23 milionë, me një rritje prej 9 mijë përlindësh. Këtu, vajzat mbajnë në kokë shami elegante dhe me ngjyra, larg nga ato që mbajnë gratë në jug të vendit. "Shaminë e kemi kthyer në modë, në një element tendence". Poshtë saj make-up, buzëkuq, rimel. "Dëshira e kënaqësisë dhe kushtëzimet e besimit bëjnë që të rinjtë ta përqendrojnë vëmendjen estetike në fytyrë", tregon Marjan. Teherani është qyteti ku njerëzit kanë bërë më shumë se në çdo vend tjetër hundën operacion plastik. Aty bëhen rreth 35 mijë ndërhyrje në vit nga 6 mijë në Britaninë e madhe. "Kushton një mijë dollarë dhe është kthyer në një status simbol, sa shumë të rinj e të reja ecin rrugën me një fashë të vendosur mbi hundë, vetëm për t‘i bërë të tjerët të besojnë se janë operuar". Nata është shumë ndryshe ligjeve të vendosura nga vendi islamik. Të rinjtë çlirohen nga të gjitha komplekset dhe përpiqen ta shijojnë sa më shumë jetën. Siç ndodh në shtëpinë e Faribas, ku muzika e Michael Jackson-it dëgjohet që në kopsht. Brenda vajzat nuk mbajnë shami në kokë, por qëndrojnë me minifunde dhe bluza të hapura. Mansoor nuk i shqit sytë nga Noushin, një 25-vjeçare, me fytyrë modeleje dhe flokët e lëshuara mbi shpatulla. Ai është 30 vjeç dhe jeton në Nju Jork. "Ne që jetojnë jashtë, shpesh na vjen turp të themi se jemi iranianë. Disa gënjejnë, të tjerë thonë se janë persianë. Sot, më në fund, jemi krenarë të themi se nga vijmë". Ndërkohë nga muzika pop kalohet tek ajo elektronike: lëvizje, trupa që fërkohen dhe drita jo të forta. Mbi tavolinë shihen shishe vodke "Absolut", ndërsa cigaret shuhen dhe ndizen njëra pas tjetrës. Këtu dhe në shumë shtëpi të tjera si kjo, shkarkohet tensioni, largohet inati, frika, dhimbja, gjithçka. Nuk mund të mos konsumohet në festa të tilla dhe rakia iraniane e pranishme kudo, por që në vendin e ajatollahëve, nuk blihet në supermarket. "Prej kohësh e kanë prodhuar armenët. Nëna është 70 vjeçe dhe nuk ka kaluar kurrë një ditë pa e pirë". Për ta gjetur duhet të veprosh me fshehtësi, sepse, nëse merret vesh për një vepër të tillë, është i sigurt arrestimi nga policia. Muzika shpeshherë bëhet soft, ndërsa nga larg në festë, duket edhe një çift që puthet pa pasur frikë se do të përfundojë në burg. Noushin buzëqesh dhe thotë se "këtu rritesh me frikën e gjithçkaje, sidomos të gjërave të bukura, sepse e di që nuk mund të jetosh i qetë. Kur je mirë e pyet veten se çfarë ke bërë të paligjshme. Rritemi duke bërë jetë të ndara". Njëlloj si në autobus, ku meshkujt qëndrojnë përpara, ndërsa femrat pas, kurse në metro në vagonët vetëm për femra. Festat ngjajnë me njëra-tjetrën. Si ajo në shtëpinë e Mahdit, 32 vjeçe, që vjen nga një familje borgjeze, flet katër gjuhë, vishet me rroba firmato dhe jeton në një vilë të rrethuar nga gjelbërimi. Në laptop bisedon me miqtë se si do ta kalojnë pasditen nesër: "Nuk e dimë asnjëherë se sa veta do të jemi në shesh dhe policia di gjithçka që do themi, pikërisht gjithçka. Është si një lojë shahu, ku të gjitha lëvizjet janë të paparashikuara". Pasi vijnë miqtë e tjerë, të veshur në lloj-lloj mënyrash, nis feta. Në orën dhjetë të darkës, të gjithë hipin mbi tarracë dhe bërtasin: "Zoti është i madh". Pastaj mbrëmja vazhdon me në sfond këngët e fundit të Madonna-s. Amin, një djalosh rreth të 20-ave, propozon të krijojë një grup në "Facebook", me emrin "Madona ‘live‘ në Teheran". "Shpresojmë vetëm që të mos jetë shumë vonë dita kur kjo të ndodhë vërtet. Amin është gay dhe në Teheran diçka e tillë do të thotë dënim me varje. Por nëse ditën, realiteti është ndryshe, natën pihet alkool, duhan dhe kërcehet për të harruar se çfarë bote i pret jashtë. Tani çdo ditë që kalon, sjell më pak frikë, pritet vetëm një shenjë për t‘i shkuar pas Leilit që në fund thotë se: "Do të shkojmë përpara deri në fund. Duam të jetojmë në një botë të vërtetë dhe me liri të vërtetë. Na prisni, jemi duke ardhur".