E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE e shqetësuar për vrasjen e guvernatorit pakistanez

Bashkimi Europian ka dënuar vrasjen e guvernatorit të provincës së Punjabit në Pakistan, Salman Tasser.

Nëpërmjet një komunikate përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherinë Ashton tha se BE dënon fuqimisht vrasjen brutale të Tasser dhe kërkon vënien para drejtësisë të përgjegjësve të krimit të rëndë.

Salman Tasser u qëllua disa herë me pistoletë në Islamabad nga një truproje e tij që ishte kundër qendrimeve liberale të guvernatorit për të drejtat e grave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›