E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanët marrin sot kontrollin e Senatit

Ligjvënësit republikanë, të cilët e kundërshtojnë shumicën e axhendës së presidentit amerikan Barak Obama, sot formalisht  marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Republikanët  fituan shumicën e 435 vendeve në zgjedhjet e nëntorit.

Demokratët ende e kanë kontrollin në Senat, por jo me një shumicë që e kishin para zgjedhjeve.

Obama i ka ftuar republikanët dhe demokratët që të punojnë së bashku për ta ndihmuar administratën e tij që të krijojë vende pune për amerikanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›