E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqardhje mbi vendimin e Bjellorurisë për OSBE-në

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën keqardhjen e tyre për përfundimin e misionit të OSBE-së në Bjellorusi.

Deklarata e nënshkruar nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton, thotë se “mandati i misionit nuk është kompletuar, siç lë të kuptohet vlerësimi kritik i OSBE-së për zgjedhjet presidenciale”.

Javën e kaluar Minsku refuzoi të ripërtërijë mandatin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në kryeqytetin e Bjellorurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›