Rrëmbeu avionin në 1968, dënohet 15 vjet burg

Një shtetas amerikan me origjinë kubaneze u dënua me 15 vjet heqje lirie pasi u shpall fajtor për rrëmbimin e një avioni në vitit 1968.
Luis Pena, 67 vjeç u dënua nga një gjykatës amerikan për një krim të kryer në vitin 1968. Pikërisht në këtë vit të largët, Pena mori peng avionin me 103 pasagjerë në bord në Porto Riko dhe e detyroi atë të ulej në Havana të Kubës.
Prej kësaj kohe Pena ishte transferuar të jetonte në Kubë. Por në vitin 2009 ai u rikthye në SHBA për t`u ritakuar me familjen e tij. Avokati i 67 vjecarit argumentoi se ai rrëmbeu avionin për të qenë pranë të atit në spitalin e Havanës, argument ky që u hodh poshtë nga gjykatësi.