E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jorku qyteti më i vizituar në 2010-n

Edhe për vitin 2010 Nju Jorku u shpall qyteti më shumë i vizituar në Shtetet e Bashkuara, e ndoshta në të gjithë botën.

Kjo ishte deklarata e kryebashkiakut të Nju Jorkut, Michael Bloomberg i cili tha se Molla e Madhe për vitin e dytë radhazi la pas Orlandon në Florida duke u vizituar nga 48.7 milionë persona.

Kjo shifër cilësohet si rekord më vetë dhe një rritje galopante e vizitorëve me 6.8 përqind, në krahasim me vitin e shkuar kur u vizitua nga 45.7 milionë banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›