Vrasja e guvernatorit, tre ditë zie kombëtare në Pakistan

Pakistani ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas vrasjes së guvernatorit të provincës Punxhab, rajonit më të populluar pakistanez.
Vrasja e guvernatorit Salman Tasir, me gjasë nga një truproje e tij, është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, nga Bashkimi Evropian dhe nga Kombet e Bashkuara.
Ceremoniali mortor i të ndjerit pritet të mbahet sot në Lahore, kryeqytet i provincës Punxhab.