BE, edhe më thellë në recesion
Ekonomia evropiane po zhytet edhe më thellë në recesion dhe, sipas Gunter Verhugen, komisionerit për Industrinë në Bashkimin Evropian, rezultatet e 3-mujorit të fundit të vitit të shkuar qenë "katastrofike". "Të dhënat që Komisioni Evropian do të paraqesë javës së ardhshme, për fat të keq, tregojnë se jemi zhytur edhe më thellë në recesion", tha të dielën Verhugen në kanalin radiofonik gjerman "DeutschlandFunk" për të shtuar se "3-mujori i fundit i 2009-ës qe katastrofik në çdo aspekt".