Hamas pranon armëpushimin njëjavor
Militantët palestinezë pranuan dje marrëveshjen për një armëpushim njëjavor me Izraelin, tha përmes një deklarate Ajman Taha, zëdhënësi i lëvizjes islamiste Hamas. Deklarata erdhi disa orë pasi Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, shpalli ndalimin e njëanshëm njëjavor të zjarrit nga ana e forcave të armatosura të shtetit hebre.
"Ne, pjesëtarët e lëvizjes palestineze të rezistencës shpallim armëpushimin në Rripin e Gazës", tha Abu Musa Marzuk, një eksponent i lartë i lëvizjes Hamas në televizionin shtetëror sirian. "Njëherësh kërkojmë tërheqjen e forcave izraelite brenda një jave, dhe hapjen e të gjitha kalimeve kufitare për mundësimin e transportit të ndihmave humanitare, si edhe të gjithçkaje tjetër që u nevojitet njerëzve tanë në Gaza". Marrëveshja mbulon të gjitha fraksionet e armatosura palestineze, bëri me dije, Paula Nankoks, korrespondentja e CNN në Jerusalem.
Dy palët vazhduan të godasin njëra-tjetrën për disa orë pasi Izraeli deklaroi se do ta ndalte ofensivën 22-ditore kundër Hamasit. Më shumë se 1 mijë e 2 qind vetë gjetën vdekjen për shkak të luftimeve, ndër të cilët vetëm 13 izraelitë. Olmert tha të dielën se ofensiva i kishte arritur qëllimet, por se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit rezervonin të drejtën të reagonin ndaj çdo akti të dhunshëm që mund të ndërmerrnin militantët palestinezë.
"Forcat e Mbrojtjes së Izraelit gjenden në territorin e Rripit të Gazës, ndërkohë që njësi të tjera, nga të gjitha drejtimet, po vëzhgojnë së afërmi çdo pëshpërimë, të gatshme për të ndërhyrë në çdo rast kur kjo u kërkohet prej komandantëve të tyre, në rast se shkeljet e marrëveshjes do të vazhdojnë, siç ndodhi këtë mëngjes", tha gjatë fillimit të mbledhjes së përjavshme të kabinetit, përpara se Hamasi të shpallte zyrtarisht ndalimin e zjarrit. Izraeli tërhoqi një pjesë të trupave nga territori palestinez, ndërsa deklaroi ndalimin e operacioneve kundër Hamasit, por të tjerët do të qëndrojnë. Zyrtari i qeverisë së Izraelit, Mark Regev, tha për CNN se tërheqja e plotë qe çështje ditësh, jo javësh.
Gjatë orëve të para të së dielës militantë palestinezë goditën territorin izraelit me 16 raketa dhe u ndeshën me trupat ushtarake në veri të Gazës, sipas asaj që bëri me dije një zëdhënës izraelit. Raketat e brigadave Kasam goditën qytetin Sderot në orën 9 të mëngjesit, shtatë orë pasi armëpushimi i njëanshëm izraelit kishte hyrë në fuqi. Raketat plagosën një person, ndërkohë që aviacioni izraelit shkatërroi shumë shpejt shtratin nga ku u lëshuan. Një ose dy orë para sulmit me raketa, grupe palestinezësh të armatosur hapën zjarr kundër forcave izraelite në veri të Gazës.
Izraeli e ndërmori ofensivën në Gaza më shumë se tri javë më parë, me synim ndaljen e goditjes me raketa të territorit jugor izraelit nga ana e luftëtarëve Hamas. Mësohet nga burimet mjekësore se 30 trupa pa jetë u nxorën dje nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet në Gaza.
"Nëse Hamasi do vazhdojë të na godasë me raketa, do t‘i kundërpërgjigjemi dhe do t‘u kundërpërgjigjemi ashpër", tha të dielën gjatë një deklarate për shtyp, Avital Leiboviç, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit. "Gjithçka është në dorë të Hamasit. Hamasi do të mbajë përgjegjësi për çdo sul me raketa, si dhe për çdo aktivitet terrorist në Rripin e Gazës".