Rusia dhe Ukraina gjejnë gjuhën e përbashkët për furnizimin me gaz
Kryeministrat e Rusisë dhe Ukrainës arritën mëngjesin e djeshëm gjuhën e përbashkët mbi mosmarrëveshjet për furnizimin me gaz, e cila do të rikthejë në normalitet volumet e gazit drejt shteteve evropiane. Dy liderët u kanë kërkuar instancave përkatëse të përgatisin të hënën të gjithë dokumentacionin që duhet nënshkruar, tha në televizionin shtetëror rus, Kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko. "Menjëherë pas nënshkrimit të këtij dokumentacioni mbi shitjen dhe transportin e gazit, do të rivendosen flukset normale drejt Evropës", tha shefja e ekzekutivit ukrainas.
Timoshenko dhe analogu i saj, Vladimir Putin, u takuan në Moskë për pesë orë, në një negociatë që Timoshenko e përshkroi "aspak" të lehtë, por të suksesshme. Dy kryeministrat ranë dakord që Rusia do t‘ia ulte Ukrainës çmimin e gazit me 20 për qind. Në këmbim, Ukraina nuk do të kërkojë nga ana e Rusisë pagesë për gazin që kalon drejt Evropës përmes territorit të saj. Dy palët do të diskutojnë për vendosjen e një formule për Evropën vitin e ardhshëm, tha Putin, i cili u shfaq bashkë me Timoshenkon në konferencën për shtyp.
Nëpër territorin ukrainas kalon pjesa më e madhe e gazit që furnizon shtetet evropiane. Problemet nisën në fund të vitit të shkuar kur Rusia dhe Ukraina nuk gjetën gjuhën e përbashkët lidhur me pagesat e prapambetura të Ukrainës, gjë që u pasua nga dështimi i nënshkrimit të termave për kontratën e re. Si rezultat, Rusia mbylli rubinetet e gazit për Ukrainën, por pa arritur furnizimin e shteteve të Evropës. Pavarësisht garancive, furnizimi i Evropës u ndërpre më 7 janar, fakt për të cilin palët bënin fajtore njëra-tjetrën.
Ndërprerja e furnizimit shkaktoi mungesa të ndjeshme gazi për miliona evropianë përgjatë një dimri me temperatura tepër të ulëta. Veçanërisht Evropa Lindore po përballet gjatë këtij viti me një klimë të acartë.
Bashkimi Evropian e cilësoi mosmarrëveshjen mes Rusisë e Ukrainës problem bilateral dhe se duhej zgjidhur nga të dyja palët. Ky grupim shtetesh bëri me dije se sa më shumë të zgjateshin mosmarrëveshjet mes dy palëve aq më shumë do të cenohej kredibiliteti i dy palëve si furnizues me energji.