E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ǒna mësoi Samuel Huntington

Nëse ekziston një gabim qendror, e
të cilin Amerika e bën vazhdi
misht kur merret me pjesën tjetër
të botës, është kur mendon se krijimi i stabilitetit
politik është i lehtë. Ne mposhtëm
regjimin e Sadam Hussein-it në Irak,
e më pas me kryelartësi çmontuam tërë
strukturën e shtetit të Irakut, të sigurt që
mundemi thjesht të themelojmë një të re.
Ne përmbytëm talebanët në Afganistan
dhe kishim vetëbesim se me ndihmën e
jashtme, me zgjedhjet dhe diturinë amerikane
do të ndërtonim një komb afgan të
ri e modern. Në fund të fundit, qeveritë
që ne po ndihmonim të ndërtoheshin,
demokratike, sekulariste dhe gjithëpërfshirëse,
ishin shumë më të mira sesa ato
para tyre. Duhet t‘u kishim kushtuar më
shumë vëmendje fjalëve të një njeriu të
urtë, i cili hapi njërin nga studimet e tij
pioniere, duke deklaruar se "dallimi kryesor
në mes shteteve ka të bëjë jo me
formën e qeverisë, por me shkallën e
qeverisjes së tyre". Shikoni përreth. Aq
shumë probleme të botës - nga terroristët
në Waziristan, epidemia shkatërruese e
SIDA-s në Afrikë, e deri te pirateria në
Somali - shkaktohen, apo keqësohen nga
qeveritë që nuk janë në gjendje të ushtrojnë
autoritet të vërtetë mbi tokat apo
popujt e tyre. Kjo ishte mprehtësia qendrore
e Samuel P. Huntington-it, shkencëtarit
më të madh të politikës së
gjysmëshekullit të fundit, i cili vdiq natën
e Krishtlindjeve. Huntington njihet më së
shumti për librin "Përplasja e civilizimeve",
por reputacioni i tij prej dijetari
qëndron fuqishëm mbi punën e tij të mëparshme.
Analizat e tij të rendit politik
kanë pasur aplikime të menjëhershme në
botën e vërtetë. Derisa po studionte
temën, administrata e Lyndon Johnsonit
kërkoi nga ai që të vlerësojë përparimin
e luftës së Vietnamit. Pasi udhëtoi në këtë
vend, ai tha në vitin 1967 dhe 1968, se
strategjia e Amerikës në Vietnamin Jugor
ishte fatalisht e gabuar. Administrata e
Johnsonit po përpiqej të blinte
përkrahjen e popullit me anë të ndihmës
dhe zhvillimit. Por paraja nuk ishte çelësi,
sipas mendimit të Huntington-it. Segmentet
e popullatës së Vietnamit Jugor,
të cilat kishin rezistuar përpjekjet e Viet
Cong-ut, e kishin bërë këtë sepse kishin
qenë të siguruar përbrenda komuniteteve
efektive lokale, të strukturuara
përreth lidhjeve religjioze, ose etnike.
SHBA-ja, sidoqoftë, dëshironte të krijonte
një komb modern vietnamez dhe për
këtë refuzoi të fuqizonte këto burime "të
prapambetura" të autoritetit. Kjo analizë
40-vjeçare përshkruan dilemën tonë në
Afganistan sot. Huntington vërejti një
trend shqetësues. Ndonjëherë, përparimi
i stilit amerikan, më shumë pjesëmarrje
politike, apo rritje më e shpejtë
ekonomike, në fakt krijoi mjaft probleme
sesa i zgjidhi. Nëse shteti kishte më
shumë njerëz, të cilët ishin aktivë
ekonomikisht, politikisht dhe socialisht,
por prapë kishin mungesë të institucioneve
efektive politike, siç janë partitë politike,
organizatat civile, apo gjyqe të besueshme,
rezultati ishte një jostabilitet
edhe më i madh. Ky ka qenë tregimi i disa
vendeve të Botës së Tretë gjatë tri dekadave
të fundit. Mendoni Pakistanin, popullata
e të cilit ka shkuar prej 68 milionë
më 1975-ën, në 165 milionë sot, derisa
qeveria e tij është treguar e dobët në krijimin
e kushteve bazike të edukimit, sigurisë
dhe mirëqenies sociale.
Duke jetuar nëpër ndryshime, njerëzit
shpesh i janë kthyer burimit të tyre më
të vjetër dhe më të qëndrueshëm të sigurisë:
religjionit. Kjo ishte porosia kryesore
e librit "Përplasja e civilizimeve". Ndërsa
të tjerët po festonin rënien e komunizmit
dhe ngritjen e globalizmit, ai pa se me
ideologjinë që po zhdukej si identitet i
njeriut, religjioni po kthehej në krye.
Vetë marrëdhënia ime me punën në
fjalë është e komplikuar. Huntington
kërkoi që të komentoja mbi draftin e esesë
meqenëse isha studenti i tij i diplomuar.
I thashë se derisa nuk po pajtohesha
me elementet qendrore të saj, punimi
ishte gozhdues dhe provokonte mendime.
Pas disa muajve, si redaktori i ri
menaxhues i marrëdhënieve të jashtme,
ndihmova në publikimin e punës. Ende
mendoj se ka gabuar për disa gjëra të
rëndësishme, por shumica e asaj eseje
është e fuqishme dhe parashikuese. Marrëdhënia
ime me Sam Huntington-in, sidoqoftë,
nuk ishte e komplikuar. E
adhuroja tërësisht. Ai ishte brilant, një
djalë i talentuar, i cili u diplomua në Yale
18 vjeç, një dijetar që çau rrugën dhe një
mësues i përkushtuar e bujar. Ai ishte jashtëzakonisht
i gjerë. Libri i tij i parë praktikisht
shpiku fushën e marrëdhënieve
civile-militante. Ndërsa shumë akademikë
të kohës, konservativë me temperament,
janë përcëlluar nga kaosi i fushatës
së viteve ‘60, Huntington i pa
radikalët studentë si pjesë e një tradite
përsëritëse të puritanëve amerikanë, të
mllefosur me të drejtë, sepse institucionet
amerikane nuk po përmbushnin
principet themeluese të shtetit. Ai e mbylli
njërin nga librat e tij, duke cekur kritika të
tilla, "[Ata] thonë se Amerika është një
gënjeshtër, sepse realiteti i saj është aq
larg nga idealet e veta. Por ajo mund të
jetë një dëshpërim vetëm sepse është
edhe një shpresë, gjithashtu". Mësova
nga librat, por gjithashtu nga vetë njeriu.
Kurrë nuk e kam parë Sam Huntingtonin
duke bërë diçka të fshehtë apo zemërlig,
kurrë nuk e kam parë duke sakrifikuar
principet e veta për fuqi, qasje, apo dobi.
Ai jetoi me principet anglo-protestante, të
cilat i donte fort: shumë punë, ndershmëri,
lojë e drejtë, trimëri, besnikëri dhe
patriotizëm. Në dramën e Robert Bolt-it
për Sir Thomas Moore, "Një njeri për të
gjitha stinët", Richard Richi i ri pyetet nëse
ia vlen të jesh mësues. "Nëse do të isha
[një mësues i mirë], kush do ta dinte?"
Përgjigjja? "Ti, nxënësit e tu, miqtë e tu,
Zoti. S‘është publik i keq ky". Nuk është i
keq, aspak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›