E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita: KKRT, mungesë profesionalizmi dhe pavarësie

Debate të shumta kanë përfshirë mbledhjen e djeshme të Komisionit Parlamentar t렠    Informimit dhe Medias, ku është marrë në shqyrtim raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Radio-Televizioneve. Të dy krahët janë paraqitur me dy rezoluta gjatë mbledhjes për raportin në fjalë. Lidhur raportin vjetor të KKRT, deputetët e opozitës kanë qenë mjaft kritikë në diskutimet e tyre mbi punën dhe rolin e këtij institucioni në tregun mediatik shqiptar. Sipas tyre, KKRT nuk ka profesionalizëm e pavarësi dhe se përbën pengesë për tregun e transmetimeve, por në tërësi edhe për rolin e mediave në vend. KKRT ka rritur garancitë me sanksione, është shprehur opozita, duke shtuar edhe problematikën e rritjes së cilësisë së programacionit në televizione, e cila sipas tyre është një detyrë që i takon Këshillit Kombëtar të Radio-Televizioneve. Opozita kërkoi shkarkimin e përfaqësisë së këtij institucioni, pasi sipas saj, ai nuk arrin dot të realizojë edhe funksionet më bazë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›