E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE financon edhe projekte që ndotin ambientin

Klima dhe mbrojtja e ambientit janë në gojën e të gjithëve. Komisionit Evropian i pëlqen që nga këto gojë të vlerësohet si mbrojtës i ambientit. Prandaj, ai vazhdimisht prezanton programe të reja për mbrojtjen e ambientit dhe kursimin e energjisë, siç bëri dhe pak ditë më parë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel. Por në praktikë kjo çështje ka pamje tjetër. Organizata ambientaliste "Friends of the Earth" ka përgatitur një raport, i cili tregon për projekte që financohen me paratë e Bashkimit Evropian dhe prishin njëkohësisht ambientin. Mëkatet më të mëdha në çështjen e ambientit bëhen zakonisht në vendet e sapoanëtarësuara, si Poloni dhe Rumani, por edhe në ato vende që janë anëtare të hershme të BE-së si në landin gjerman të Nordrajn Vestfalisë. Në fakt në projekte të tilla duhet të kihet parasysh mbrojtja e ambientit, por shumë shpesh kjo nuk ndodh, sepse prioritet më të madh kanë vendet e punës dhe investimet. Në një raport të shkurtër, organizata ambientaliste "Friends of the Earth" përmend 50 projekte që financohen me paratë e Bashkimit Evropian dhe që njëkohësisht prishin ambientin. Plot 22 miliardë euro janë dhënë për projekte të tilla. Për shembull, fabrika për djegien e plehrave në Poloni pse npër ndërtimin e një autostrade në Republikën Çeke. Komisioni Evropian në Bruksel nuk e ndien veten përgjegjës për këto projekt. Zëdhënësja Eva Kaluzynska thotë se "vendet anëtare të BE-së dhe rajonet duhet të kontrollojnë nëse mbrojtja e ambientit respektohet në çdo projekt apo jo". Mundësitë e ambientalistëve që të ndikojnë në ndryshimin e situatës janë shumë të vogla. Por ata shpresojnë që duke ushtruar më shumë presion ndaj politikanëve në Bruksel të forcojnë synimet për mbrojtjen e ambientit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›