BE financon shkencen shqiptare
Puna kerkimore shkencore ne Shqiperi do te jete e bashkerenduar tani e tutje me organizmat hulumtues evropiane. Nenshkrimi gjate dites se djeshme ne Seline e Komisionit Evropian i Memorandumit te Mirekuptimit ndermjet Republikes se Shqiperise dhe KE-se mbi asociimin e vendit tone ne Programin e Shtate Kuader per Kerkim e Zhvillim Teknologjik, i ka hapur rruge financimit te projekteve te kerkimore shkencore. Perfitues te drejtperdrejte te Programit Evropian FP7 do te jene universitetet shqiptare, qendrat kerkimore shkencore, kompanite private, entet publike, agjencite e ndryshme qendrore, si edhe individe te ndryshem. I pranishem ne ceremonine e nenshkrimit te memorandumit, ministri i Arsimit dhe i Shkencave, Genc Pollo, eshte shprehur se “kjo eshte nje dite e shenuar ne kalendarin e integrimit te Shqiperise ne Komunitetin Evropian. Duke hequr barrierat e fundit qe ndanin komunitetin e kerkuesve dhe studiuesit shqiptare nga koleget e tyre evropiane, kemi bere te mundur integrimin e metejshem te vendit ne Hapesiren Evropiane te Kerkimit (ERA). Kjo marreveshje perben ne thelb kontributin me te madh financiar qe eshte dhene ne keto 17 vitet e fundit nga qeverite shqiptare ne favor te kerkimit shkencor dhe jemi te bindur se ajo do t’i jape nje shtytje te dukshme zhvillimit social-ekonomik te Shqiperise”. Ndersa komisioneri per Kerkimin, Janezh Potocnik, ne emer te Bashkimit Evropian deklaroi se “duke nisur nga janari 2008 Shqiperia do te kete te njejtat te drejta dhe detyrime ne FP7, sikurse dhe vendet anetare te Bashkimit Evropian. “Juve do t’ju ofrohen mundesite maksimale per t’u bere pjese e projekteve evropiane te kerkimit. Ju do te ndani me ne transferten e dijes dhe mundesite e krijuara nga tregjet e reja. Ne nuk duhet te harrojme qe perfshirja e Shqiperise ne Hapesiren Evropiane te Kerkimit do te jete nje hap paraprak per gjera shume te medha. Kooperimi ne kerkim sjell perfitime ne vetvete, por eshte gjithashtu nje eksperience e rendesishme dhe nje mjet per zhvillimin ekonomik ne rrugen e futjes ne BE”. Programi FP7 eshte instrumenti kryesor i Komisionit Evropian per financimin e kerkimit shkencor dhe teknologjise. Fondi ne dispozicion te ketij programi per periudhen 2007-2013 eshte 52 miliarde euro. Ai eshte i pari Program Komunitar ne te cilin Shqiperia aderon. Ne shtator te ketij viti, Keshilli i Ministrave miratoi statusin e vendit te asociiuar, ne Programin Komunitar “Programi i Shtate Kuader per Kerkim e Zhvillim Teknologjik”, FP 7, per periudhen 2008-2013. Anetaresimi i vendit tone ne programin FP7 realizohet duke financuar nga buxheti afro 200 mije euro, qe jane 1/4 e kontributit te Shqiperise, ndersa pjesa tjeter do te mblidhet nga fondet e Bashkimit Evropian.