Topalli ne Korce
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se Parlamenti eshte i vendosur te beje nderhyrjet e nevojshme ne Kodin Penal, me qellim qe krimi ne familje te marre denimin maksimal. Deklaraten Topalli e beri gjate nje takimi ne qytetin e Korces gjate aktivitetit “Dita kunder dhunes ne familje”. Topalli tha se “ne seancen plenare kunder dhunes ne familje, u vendos qe 2008-ta te jete viti kunder dhunes ne familje. Kjo do te thote qe gjate ketij viti ne do te jemi ne fushate ne te gjithe Shqiperine. Ky eshte stacioni i pare dhe une e konsideroj veten me shume fat qe mora pjese ne kete dite”. Sipas saj, projektligji i vitit 2006 kunder dhunes ne familje ka nevoje per nderhyrje dhe ministria e linjes duhet te punoje per kete qellim. Ajo verejti se keto jane probleme afatgjata, por duhet mbeshtetja e te gjithe faktoreve me ndikim shoqeror, ku nje rol shume te rendesishem ze media, pasi eshte shume e rendesishme dhenia e hapesires per cdo grua qe do te guxoje te flase kunder dhunes, per cdo femije qe do te guxoje te flase kunder dhunes qe ushtrohet ne familje. Sipas saj, “shteti duhet te perqendroje energjite e tij ne luften kunder dhunes ne familje, sepse forca e nje shteti nuk jane ushtria, nuk jane parate, por jane shpirti dhe dashuria qe ne u transmetojne me te rinjve, femijeve tane qe do te rriten neser”.