E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemi te suksesshem

Ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, ka zhvilluar nje vizite pune ne seline e Aleances se Atlantikut Verior (NATO) ne Bruksel, ku u takua me ambasadore te shteteve me ze ne kete aleance. Basha ka biseduar me perfaqesuesen e SHBA-ve, Victoria Nuland, ambasadorin e Kanadase, Robert McRae, ambasadorin e Holandes, Herman Schaper, ambasadorin e Portugalise, Manuel Pereira dhe ambasadorin e Danimarkes, Per Poulsen-Hansen ne NATO. Basha ka perfituar nga keto takime per te pasqyruar ato qe ai i ka vleresuar si arritje te Shqiperise ne forcat e saj ushtarake, per te mundesuar marrjen e fteses per integrim ne NATO ne samitin e Bukureshtit, qe do te zhvillohet pranveren e ardhshme. Duke u ndalur ne zhvillimet me te fundit ne Shqiperi ne planin politik, ekonomik dhe situaten e brendshme, ministri Basha i informoi ambasadoret mbi masat e marra ne kuader te Plan Veprimit te Anetaresimit. Sipas njoftimit te zyres se shtypit prane MPJ-se, vend te vecante ne bisedime ka zene edhe situata ne rajon, ne vecanti ceshtja e Kosoves. Basha theksoi angazhimin konstruktiv te qeverise shqiptare ne kete faze permbyllese te statusit te Kosoves. Duke diskutuar masat e marra nga NATO per t’iu pergjigjur cdo sfide para dhe pas percaktimit te statusit, bashkebiseduesit vleresuan rendesine vendimtare qe ka angazhimi i plote dhe i vendosur i trupave te NATO-s ne Kosove per parandalimin dhe frenimin e cdo akti qe synon destabilizimin e situates ne Kosove dhe me gjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›