Mediu per NATO-n dhe Kosoven
Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tha se Shqiperia do te marre ftesen per ne NATO ne samitin e Bukureshtit ne prill te vitit te ardhshem. Sipas Mediut, eshte e domosdoshme qe shteti shqiptar jo vetem te luaje rolin e vet ne qendrimin e tij te qarte per sa i perket te ardhmes se Kosoves, por te jete pjese aktive ne diskutimin e ceshtjeve ne menyre te organizuar sipas nje plani te qarte veprimi politik dhe nderinstitucional, duke perfshire parlamentin, qeverine dhe trupin tone diplomatik mbrapa te ashtuquajturit konsensus i madh per ceshtjen e integrimit ne BE dhe NATO. “Ne duhet te kemi patjeter nje zhvillim te sensit te perbashket te pergjegjesive, per te realizuar detyrimet e fundit per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO, dhe eshte koha per te treguar se Shqiperia eshte faktor per stabilitetin ne rajon, qe e ka gjenezen ne stabilitetin politik te vendit tone”, vleresoi ai. Duke iu referuar statusit te Kosoves, Mediu tha se plani i Ahtisarit eshte i vetmi qe gezon mbeshtetje nderkombetare, por qe duhet te kthehet ne nje plan te detajuar veprimi per qeverine dhe institucionet e Kosoves, duke percaktuar qarte realizimet e afateve kohore ne bashkepunim me KFOR-in dhe misionin evropian. E.P