Mediu: Te krijohet federate e djathte
Republikani Fatmir Mediu i kerkon kryeministrit Sali Berisha krijimin e nje federate te djathte. Sipas tij, ka ardhur koha qe te gjitha partite e spektrit te djathte te bashkohen ne nje federate, ku padyshim rolin kryesor duhet ta luaje Partia Demokratike, si partia me e madhe e spektrit. “Ka ardhur koha qe jo vetem t’i kerkojme PD-se dhe kryeministrit Berisha qe te marre iniciativen, por PR-ja te behet promotore e nje bashkimi te se djathtes ne qellime dhe interesa politike jo vetem te grupimit te djathte, por edhe te perfaqesimit te saj politik dhe interesave tona kombetare”, tha ai. Komentet ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i beri gjate punimeve te asamblese se Partise Republikane. Sipas Mediut, e djathta duhet te dale nga faza e plotesimit te interesave personale dhe te bashkohet ne baze te vlerave programore dhe politike qe ajo perfaqeson. “E djathta, - vijoi me tej ai, - ka nevoje per nje levizje te re per reformimin e plote te saj mbeshtetur ne te gjitha eksperiencat qe kemi kaluar deri tani. Partite e koalicionit qeverises nuk duhet te shikojne vetem ate qe ofron PD-ja, por edhe ne pozicionet tona, duke u ulur me kembe ne toke, duke folur per realitete konkrete, organizative dhe elektorale, pa abuzime dhe imagjinate te shfrenuar”, tha kreu i Mbrojtjes. Kjo nuk eshte hera e pare qe ministri Mediu ka kerkuar konsolidimin e bashkepunimit mes te djathtes shqiptare. Krijimin e nje federate te djathte e ka kerkuar edhe aleati tjeter i kryeministrit Berisha, kreu i demokristianeve, Nard Ndoka. Sipas ketij te fundit, ka ardhur koha qe te krijohet nje federate e djathte, pasi eshte e domosdoshme qe te kete nje unifikim qendrimesh.
Mediu per pronat
Kreu i republikaneve foli me tone te ashpra drejtuar qeverise ne te cilen ai ben pjese, per sa i perket kompensimit financiar te pronave. Mediu tha se eshte e pafalshme per nje qeveri e cila jep miliona dollare cdo fundviti per pensionistet, ndersa per kompensimin fizik te ish-pronareve nje shume te paperfillshme. “Te gjithe ne natyrisht kemi respektin me te madh per pensionistet, por eshte e pakuptueshme qe nese do te jepen rreth 25-30 milione USD per pensionistet, qe duhet te kene angazhimin e shtetit, t’i lihet nje vlere kompensimit financiar te pronareve, te pakten vetem 5 milione USD”, tha Mediu. Sipas tij, kjo eshte nje ceshtje per t’u preokupuar, pasi duhet pare sa eshte realisht shteti i vendosur ne marredheniet me kete grup shoqeror, por edhe ne trajtimin financiar te te perndjekurve politike, ku nje pjese e tyre humben jeten neper burgje dhe internime dhe, per fat te keq, e humben jeten perseri pa pasur mundesi te kthehen tek prona e tyre. Edlira Prendi