BE fton kompanitë shqiptare në tenderat
Komisioni Europian fut në listë për lëvrimin e asistencës së huaj edhe firmat tona. Mjafton që të plotësohen kushtet. Aplikimet bëhen direkt, në mënyrë elektronike
Albert Gjoka
Një tjetër shans ofrohet për firmat shqiptare që kanë eksperiencë në sektorët dhe tregjet ku punojnë. Pas ftesës amerikane për marrjen pjesë në tenderimet për rindërtimin e Irakut, kompanitë shqiptare tani kanë mundësi që të marrin pjesë në tenderat që organizojnë strukturat e BE-së në projektet e ndihmës së jashtme. Ky informacion bëhet i ditur nga burimet zyrtare të Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë. Të gjitha kompanitë që plotësojnë kushtet e kërkuara nga BE-ja mund të aplikojnë në mënyrë elektronike dhe mund të bëhen përfituese të projekteve të ndryshme në të gjitha shtetet ku shtrihet ndihma e Komunitetit Europian. Pas 17 vitesh demokraci, kompanitë shqiptare janë rritur dhe mund të realizojnë projekte të llojeve të ndryshme. Deri tani, shumë prej tyre, sidomos autostradat apo punimet në sektorët e tjerë të infrastrukturës, i kanë realizuar kompanitë e huaja.
Ftesa për firmat shqiptare
Deri para pak kohësh kompanitë shqiptare lejoheshin të punonin vetëm në Shqipëri dhe vetëm në disa segmente të caktuara të tregut. Por tashmë ato i kanë rrugët e hapura për të punuar, konkurruar dhe fituar tendera në çdo cep të globit. Ftesa kësaj radhe vjen nga strukturat e Bashkimit Europian. Sipas burimeve zyrtare, “firmat shqiptare janë të pranueshme që të bëjnë shërbime kontraktuese për Ndihmën e Jashtme të Komisionit Europian”. Për to shtrohet vetëm një pyetje: A bën firma ekspertizë në një nga sektorët që përfshin ndihma e jashtme e Komisionit Europian?. Nëse e realizon një gjë të tillë, pse jo, mund të bëhet përfituese e tenderave për projekte në çdo cep të botës. Ndihma e huaj e Komisionit Europian ka një strukturë kontraktuese, e cila merret me menaxhimin e procesit. Kjo strukturë ka lançuar procesin e ri për periudhën 2009-2013. Dhe për herë të parë bëhet ftesë edhe për firmat shqiptare. Menjëherë pas marrjes së informacionit, ato mund të aplikojnë si çdo firmë tjetër, qoftë në vendet e BE-së, apo jashtë saj.
Lista e vendeve
Kompanitë shqiptare duket se janë rritur dhe standardizuar. Kjo ka qenë arsyeja që i ka nxitur ekspertët e Brukselit që t’i përfshijnë edhe firmat e vendit tonë në listën e 49 shteteve të tjera nga e gjithë bota, që mund të konkurrojnë për fitimin e projekteve të Ndihmës së Jashtme të Komunitetit Europian. Në të gjitha programet e BE-së për zhvillimin e Shqipërisë, duke filluar me PHARE, apo CARDS dhe për të vijuar me IPA-n e tanishme, pjesa më e madhe e fondeve që janë dhënë në sektorë të ndryshëm, janë lëvruar nga kompani të ndryshme. Madje ka pasur prej tyre që nuk janë nga vendet anëtare të BE-së. Për realizimin e projekteve me financim nga Bashkimi Europian janë përfshirë edhe firma nga vendet e rajonit. Rasti konkret janë kompanitë maqedonase, turke apo edhe sllovene. Kujtojmë se firma maqedonase “Granit”, ka ndërtuar dhe po ndërton disa segmente të infrastrukturës rrugore shqiptare. Po ashtu, edhe firma turke “BE-HA-SHE”. Ndërkaq, firmat nga vendet e BE-së, kryesisht nga Italia, Greqia, Gjermania, Franca etj., kanë qenë të shumta që nga viti 1992 dhe deri sot. Ato lëvrojnë fondet.
Fuqizimi i kompanive tona
Është e kuptueshme se që nga fillimet dhe deri para pak vjetësh, kompanitë shqiptare nuk kanë qenë në gjendje të përfitojnë në tenderimet e projekteve të mëdha të shtetit shqiptar; madje as nga fondet e Komunitetit Europian. Me kalimin e kohës ato kanë fituar eksperiencë dhe janë bërë të fuqishme në disa sektorë të ekonomisë. Suksesi që kanë pasur firmat tregtare tashmë po kalon te subjektet që prodhojnë dhe ndërtojnë në vend. Aktualisht, industria e ndërtimit mbetet ndër më të zhvilluarat, e krahasuar për nga nivelet dhe teknologjia me kompani të tjera në rajon dhe BE. Por ka edhe sektorë të tjerë, ku firmat tona kanë arritur standarde. Deri tani, disa prej kompanive kanë punuar me praktikën e “joint venture”, kryesisht me firmat italiane apo greke. Po ashtu, ato kanë punuar si nënkontraktore të kompanive të fuqishme evropiane, që kanë fituar tenderimet e bëra nga qeveria shqiptare, BE-ja apo donatorë të tjerë.
Për të marrë informacion të plotë rreth kushteve dhe mënyrës së aplikimit, gjithçka ndodhet në faqen zyrtare të internetit: http://ec.europa.eu/europeaid)
SHBA-të i ftuan firmat shqiptare në rindërtimin e Irakut
Menjëherë pas rrëzimit të diktatorit Sadam Husein dhe miratimit të paketës së ndihmës për rindërtimin e Irakut, Uashingtoni zyrtar ftoi edhe firmat shqiptare për të marrë pjesë në këtë proces. Ftesa u bë në fillimin e vitit 2003 dhe menjëherë u treguan të gatshme disa firma shqiptare që të shkojnë në vendin e rrënuar nga lufta dhe të konkurrojnë për fitimin e tenderave të ndryshëm. Pjesa më e madhe e tyre ishin kompani të njohura ndërtimi. USAID-i ftoi në mënyrë të veçantë firmat tona për të qenë nënkontraktuese të firmave amerikane, edhe për shkak të mbështetjes që dha Shqipëria në misionin paqeruajtës në Irak që në fillimet e saj. Në procesin e lançimit të fushatës së informimit u përfshi edhe Dhoma e Tregtisë së Tiranës. Para nisjes së saj, ambasadori amerikan i asaj kohe, Xhejms Xhefri, i ka dërguar një letër ministrit të Ekonomisë, Arben Malaj, me anë të së cilës ftonte biznesin shqiptar që të paraqiste nënkontrata, duke i dhënë në këtë mënyrë shanse të barabarta me vendet e tjera të koalicionit. Edhe në mënyrë private u hapën në Tiranë agjenci për shqiptarët që duan të punësohen në vendin e sapodalë nga lufta.
BE, donatori më i madh në botë
Bashkimi Europian, i përbërë nga shtetet anëtare dhe Komisioni Europian, është donatori më i madh në botë. Zyra e Bashkëpunimit të Ndihmës së Komisionit Europian menaxhon programe ndihmash jashtë BE-së dhe nxit që asistenca të zhvillohet dhe shpërndahet në të gjithë botën.
Misioni kryesor i agjencisë “EuropeAid” është që të zbatojë instrumentet e ndihmës së jashtme të Komisionit Europian, të financuara nga buxheti i BE-së dhe Fondi i Zhvillimit Europian. Për realizimin e programeve të ndryshme të asistencës ë mbarë botën, “EuropeAid” punon në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, qoftë brenda BE-së, qoftë jashtë saj. Më së shumti janë të përfshira organizatat ndërkombëtare të shoqërisë civile dhe vetë qeveritë e shteteve anëtare.
BE-ja dha për Shqipërinë më shumë se 1.2 miliardë euro
Asistenca e dhënë për Shqipërinë nga Komuniteti Europian që nga fillimet e tranzicionit dhe deri tani arrin mbi 1.2 miliardë euro. Në vitet 1991-1992 ishte asistencë humanitare, e cila vazhdoi për disa vite. Më pas, me krijimin e qeverisë demokratike dhe rritjen e standardeve, BE-ja lançoi programin shumëplanësh për zhvillimin e vendit, me emrin “PHARE”. Komuniteti Europian nisi realizimin e një sërë studimesh dhe projektesh, sidomos në infrastrukturë. Në periudhën 2000-2006 nisi programi “CARDS”. Ndërsa nga viti 2007 dhe deri tani është IPA, ose siç njihet ndryshme, Instrumenti i Para-Anëtarësimit. Megjithëse BE-ja ka hedhur miliarda në vendin tonë, shpeshherë është diskutuar cilësia e përdorimit të këtyre fondeve dhe efekti që kanë pasur mbi zhvillimin e vendit.
VENDET FTUESE NUMRI I FIRMAVE
Britania e Madhe 211
Belgjika 163
Franca 155
Italia 151
Spanja 125
Gjermania 123
Danimarka 85
Holanda 80
Greqia 62
Austria 45
Serbia 36
Irlanda 35
Polonia 27
Hungaria 24
Portugalia 23
Finlanda 22
Sllovakia 21
Suedia 18
Bullgaria 17
Luksemburgu 13
Qiproja 12
SHBA 11
Laos 11
Lituania 10
Rumania 10
Sllovenia 10
Çekia 9
Latvia 7
Maqedonia 7
Bosnjë-Hercegovina 5
Turqia 5
Tunizia 4
Zvicra 3
Afrika e Jugut 3
Estonia 2
Jordania 2
Mali i Zi 2
Filipinet 2
Libani 2
Armenia 1
Brazili 1
Ivori 1
Etiopia 1
Gjeorgjia 1
Gana 1
Marituania 1
Rusia 1
Tanzania 1
Ukraina 1
24 Prill 2009