Përllogaritja që do të përzgjedhë familjet për banesat sociale
Sa qira duhet të paguhet kur familja është me dy anëtarë ose më shumë. Të ardhurat maksimale dhe minimale, që do të përcaktojnë llojin e banesës
Laureta Rryçi
Tiranë - Bashkia e Tiranës publikon shembujt me anë të të cilëve do të përzgjedhë familjet që do të përfitojnë banesa sociale. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm disa nga këta shembuj, të cilët do të shërbejnë për ndarjen në mënyrë të drejtë të 250 kredive lehtësuese që do të ndahen në të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit. Sipas shembujve të mëposhtëm janë vendosur edhe të ardhurat maksimale dhe minimale që duhet të kenë familjet që do të jenë prioritare në përzgjedhje. Në varësi të këtyre të ardhurave do të përcaktohet dhe lloji i banesës që do të përfitojnë familjet në nevojë.
Kreditë
Vetëm pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëri publike se kishte përcaktuar 250 kreditë e para për familjet në nevojë në kryeqytet. Ky njoftim ishte afishuar në të gjitha njësitë bashkiake dhe pritet që shumë shpejt të nisë dhe faza e përzgjedhjes për përfituesit. Sakaq mësohet se numri i aplikimeve të familjeve në nevojë është relativisht i lartë. Mirëpo pas këtij njoftimi, të tjera aplikime ka pasur në njësitë bashkiake. Kufijtë minimalë dhe maksimalë të të ardhurave të familjeve, që përfitojnë banesa me kosto të ulët, sipas strukturës së familjes, përcaktohen nga këshilli bashkiak, sipas formulës së dhënë më poshtë. Për përcaktimin e këtyre kufijve këshillat bashkiakë bazohen: në vlerën e banesës së ndërtuar ose të blerë në treg; në aftësinë paguese të familjes, nivel i pranueshëm i së cilës merret pagesa e kësteve mujore të kredisë, e cila nuk duhet t’i kalojë 35 për qind të të ardhurave të familjes; në të ardhurat e familjes, të cilat, pas pagesës së kësteve të kredisë, nuk duhet të bien më poshtë se niveli i plotë i ndihmës ekonomike të miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Kufiri minimal i të ardhurave të familjes është sa trefishi i kësteve mujore të kredisë së subvencionuar dhe kufiri maksimal i të ardhurave mujore të familjes është sa trefishi i pagesës mujore të kredisë së pasubvencionuar nga shteti.
Shembujt
Bashkitë, për menaxhimin e programeve të strehimit, kanë për detyrë që të identifikojnë nevojat për strehim sipas programeve të hartuara për popullsinë në juridiksionin territorial të tyre. Banesat me kosto të ulët ndërtohen me fondet e buxhetit të shtetit, me fondet e bashkisë dhe nga donacionet private. Çmimi i shitjes së banesave me kosto të ulët përcaktohet në bazë të vlerës së objektit që ndërtohet. Vlera e objektit përcaktohet në bazë të kostos së ndërtimit të banesës, çmimit të tokës, kostos së infrastrukturës, vlerës së projektit dhe shpenzimeve për administrimin e procesit dhe të shpërndarjes. Familjet që klasifikohen për t'u trajtuar me banesa me kosto të ulët janë:
familjet që në çastin e paraqitjes së kërkesës pranë zyrës përkatëse të bashkisë nuk kanë në pronësi një banesë; familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit; familjet që kanë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar në ligjin për banesat sociale. Administrimi i kërkesave për këto banesa bëhet nga zyrat përkatëse të bashkive.
Për llogaritjen e kufirit minimal dhe maksimal të të ardhurave të familjes që përfiton banesë sociale me qira përdoren formulat e mëposhtme:
1. Kufiri minimal i të ardhurave (Kmi) =
a- ku Vb është vlera e banesës
b- (Vb x 0,04)
12 është masa mujore e qirasë, vlera vjetore e së cilës llogaritet sa 4% e vlerës së banesës
c - treguesi 0,25
ç - treguesi 0,5 është masa e subvencionit të qirasë
2. Kufiri maksimal i të ardhurave (Kmax) = Vb x 0,04
12 x 0,25
Shembull: Vlera e banesës është 3 000 000 lekë. Masa e qirasë mujore të pasubvencionuar është Vb x 0,04/12 = 1 000 lekë. Kufiri minimal i të ardhurave të familjes është 10 000/0,25 x 0,5 = 20 000 lekë (±10%), ndërsa kufiri maksimal i të ardhurave është 10 000/0,25 = 4 000 lekë (±10%).
Box 2
Formula e përgjithshme e llogaritjes së vlerës së bonusit të strehimit është:
Ç = Q-A x 0,3 ku Ç≤Qm x 0,5
a- Ç është vlera e bonusit
b- Q është qiraja aktuale të cilën paguan familja
c- A janë të ardhurat e familjes
ç- Treguesi 0,3 përcaktohet nga fakti që pagesat e qirave mujore në rastin e bonusit të strehimit, nuk duhet të jenë më shumë se 30 për qind e të ardhurave mujore
d- Qm është vlera minimale e qirave të banesave në tregun e lirë, e llogaritur sipas pikës 8 të nenit 2 të këtij ligji
dh- Treguesi 0,5 është ai i përcaktuar nga neni 15 i këtij ligji
Vlera e bonusit të strehimit për një bashki të caktuar luhatet nga 0 deri në Qm/2, në varësi të të ardhurave të familjes. Për një vlerë qiraje minimale të përcaktuar Qm, vlerat maksimale dhe minimale të bonusit të strehimit, në varësi të të ardhurave të familjes llogariten sipas formulave të mëposhtme:
Çmax = Qm/2 kur A =
Çmin = 0, kur A ≥ Q/0,3 (±10%)
Shembull 1: Nëse në bashkinë A, niveli minimal i qirasë është 12 000 lekë në muaj për një apartament me strukturë 2+1 dhe familja paguan një qira prej 20 000 lekësh në muaj, ndërsa të ardhurat e familjes janë 35 000 lekë në muaj, vlera e bonusit për këtë familje do të jetë:
Ç = 14000 - 35000 x 0,3 = 3500 lekë. Vlera maksimale e bonusit është: Ç≤6 000 lekë. Në këtë rast vlera e bonusit do të jetë 3 500 lekë, ndërsa familja duhet të paguajë vet diferencën prej 10500 lekësh, midis vlerës së qirasë prej 14 000 lekësh dhe vlerës së bonusit. Për të jetuar familjes i ngelen 24 500 lekë në muaj.
Nëse pas llogaritjeve rezulton se ajo që i ngelet familjes për të jetuar pasi ka paguar diferencën që i takon nga llogaritjet e mësipërme për qiranë, rezulton më e vogël se masa e ndihmës ekonomike të plotë, vlera e bonusit rillogaritet për të mos lejuar familjen të bjerë poshtë masës së ndihmës ekonomike të plotë. Kjo rillogaritje bëhet duke mbajtur parasysh kufirin maksimal të vlerës së bonusit.
Shembull 2: Nëse në të njëjtën bashki e njëjta familje jeton në një banesë me qira mujore prej 20 000 lekësh në muaj, vlera e bonusit të strehimit është Ç = 20 000 – 35 000 x 0,3 = 9 500 lekë. Kjo vlerë është 3 500 lekë më shumë se vlera maksimale e përftimit për këtë bashki, për rrjedhojë familja përfiton vetëm shumën prej 6 000 lekësh.
Përcaktimi i kufirit maksimal dhe minimal i të ardhurave të familjes që përfiton nga banesat me kosto të ulët.
1. Kufiri minimal i të ardhurave të familjes:
Amin = PMT1/0,35, ku:
a- A janë të ardhurat mujore të familjes
b- PMT1 = f(i, n, v) është pagesa mujore e kredisë së subvencionuar, e cila është funksion i interesit të kredisë (i), afatit të maturimit (n) dhe 60 - 80% të vlerës së banesës (v). Të dhënat e kësaj formule për treguesit (i), (n) dhe (v) merren nga banka me të cilën është nënshkruar kontrata e menaxhimit të kredisë
c- Treguesi 0,35 është ai i përcaktuar në shkronjën "b" të nenit 19 të këtij ligji
2. Kufiri maksimal i të ardhurave mujore të familjes:
Amax = PMT2/0,35, ku PMT2 është pagesa mujore e kredisë së pasubvencionuar
Shembull: Vlera e banesës është 25 000 USD, kredia jepet për 80 për qind të vlerës së banesës, me interes 7,8 për qind në vit dhe afat maturimi 15 vjet. Qeveria subvencionon 4,3 për qind të interesit (pa principialin). Sipas llogaritjeve pagesat mujore të kredisë së subvencionuar rezultojnë 143 USD ose 17150 lekë, ndërsa ato të kredisë së pasubvencionuar rezultojnë 189 USD ose 22659 lekë. Niveli minimal i të ardhurave të familjes duhet të jetë Amin ≥17150/0,35 = 49000 lekë. Niveli maksimal i të ardhurave do të jetë Amax ≤22659/0,35=64740 lekë.
24 Prill 2009