Solana dhe Shefer i kërkojnë Maqedonisë të zgjidhë shpejt cështjen e emrit
BRUKSEL-Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Havier Solana dhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer deklaruan sot se, kontesti për emrin duhet sa më shpejtë të zgjidhet.
“Faktori kohor është posaqërishtë i rëndësishëm për procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE”, theksoi Solana në takimin me presidentin e Maqedonisë Branko Cërvenkovski. Solana ftoi Athinën dhe Shkupin të jenë më konstruktive lidhur me çështjen e emrit.
Përfaqësuesi i lartë shtoi se, procesi i reformave duhet të vazhdojë dhe BE, si deri më tani, është e gatshme t’i ndihmojë vendit në këtë drejtim.
Gjithashtu edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer deklaroi se, ftesa e NATO-s ngelet në fuqi për Maqedoninë, por vetëm të zgjidhet çështja e emrit. Ai tha se të mos harrohet fakti që pas marrjes së ftesës pason procesi i ratifikimit të Marrëveshjes nga të gjitha vendet anëtare.
Sa i përket NATO-s, presidenti maqedonas tha se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe vetëm çështja e emrit mbetet pengesë në këtë drejtim. Ai theksoi se Maqedonia është e gatshme për një zgjidhje të shpejtë dhe të kompromisit.
(d.b/INA/BalkanWeb)