E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE gati ndihmën për “shpëtimin” e Greqisë

BRUKSEL-Bashkimi Europian është gati për të arritur një marreveshje për krijimin e nje pakete shpëtimi miliarda dollareshe për të nxjerre Greqinë nga kriza financiare. Zyrtare ne Bruksel kane deklaruar per BBC-ne se paketa e shpetimit do te ofronte hua dhe garanci per Greqine nese kjo e fundit do te kerkonte ndihmen e bllokut. Sipas burimeve te BBC-se, Gjermania dhe Franca do te ishin ato vende qe do te kontribuojne me se shumti per te ndihmuar Greqine.
Ministrat e financave te zones Euro pritet te finalizojne nje propozim deri te henen megjithate Athina deri me tani ka nguruar te kerkoje ndihmen financiare te vendeve te tjera per te zgjidhur krizen ne buxhet. Deficiti i Greqise eshte kater here me i larte nga sa e lejojne vendet qe perdorin monedhen Euro.
Per te mos kerkuar ndihmen e Bashkimit Europian, qeveria Papandreu ka vendosur qe te ndermarre masa te ashpra per te kursyer duke ngrire rrogat dhe pensionet e per pasoje zemeruar qytetaret te cilet preken direkt nga keto masa.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›