Arrestohen 9 serbe, kryen krime lufte në Kosovë
BEOGRAD - Nëntë persona, të dyshuar për krime lufte dhe për masakrën kundër më shumë se 200 shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, u arrestuan në Serbi.
Lajmi njoftohet për agjencitë e huaja të lajmeve nga burime pranë shërbimit të prokurorit serb për krimet e luftës.
''Të dyshuarit u përkasin njësive paraushtarake serbe 'Cakali' ose kanë qenë rezervistë të policisë'', thanë të njëjtat burime.
Ata dyshohen se kanë vrarë më shumë se 200 shqiptarë të Kosovës dhe se u kanë grabitur atyre edhe pasuritë në maj të vitit 1999, në fshatrat pranë qytetit të Pejës, në perëndim të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)