Francë, popullaritet në rënie për Hollande dhe Ayrault
PARIS- Gjendje tepër alarmante për François Hollande dhe kryeministrin e tij, Jean-Marc Ayrault duke qenë se popullariteti i presidentit francez vazhdon të përsojë rënie edhe pas konferencës së gjerë për shtyp me rastin e nisjes së vitit të dytë të presidencës, javën e kaluar dhe shumëfishimit të mesazheve pozitive për francezët.
Hollande, sipas një sondazhi të ''LH2'' për të përjavshmen ''Le Nouvel Observateur'', arrin një rënie rekord që kur ka marrë postin e presidentit, duke humbur edhe disa pikë në popullaritet, njëlloj si kryeministri i tij.
Kreu i shtetit, që kishte humbur 4 pikë në përqindje në prill duke rënë në 32 për qind të mbështetjes, arrin tani në 31 për qind, ndërsa Ayrault nga 31 për qind arrin në 30 për qind.
(d.b/BalkanWeb)