KASH, "Medalje mirënjohje" për kryeministrin Berisha
TIRANE -Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) i akordoi Kryeministrit Sali Berisha "Medaljen e Mirënjohjes" me motivacionin: "Për kontributin dhe mbështetjen e çmuar në zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit në vendin tonë".
Në punimet e forumit të biznesit shqiptaro-boshnjak që po zhvillon punimet në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 60 bizneseve nga Bosnja dhe të personaliteteve qeveritare nga Shqipëria dhe Bosnje -Hercegovina Presidenti i KASH-it, Enver Ferizaj bëri publike akordimin e madaljes prej ari, për Kryeministrin Berisha, si dhe "Medaljen e Mirënjohjes" për ministrin boshnjak të Energjetikës Industrisë dhe Minierave Erdal Trhuij "Për kontribut në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës".
"Medaljen e Mirënjohjes" me motivacionin: "Për kontributi të çmuar në zhvillimin diplomatik dhe tregtar midis Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës", KASH ia akordoi ambasadorit shqiptar në Bosnje, Flamur Gashi.
KASH është organizata më e madhe me shtrirje në të gjithë sektorët e bujqësisë. KASH ka 25 shoqata mbarëkombëtare anëtare me organet e zgjedhura në 12 prefektura dhe 36 rrethe të vendit. Misioni i KASH konsiderohet avokat i agrobizesit dhe promotor i biznesit që operon në bujqësi.
(er.nu/ata/BalkanWeb)