E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE i kërkon Phenianit anulimin e lansimit të raketës

Liderët e Bashkimit Europian kërkuan nga Koreja e Veriut që të braktisë planet për lansimin e raketës me rreze të gjatë veprimi.

Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, tha se BE mbetet “thellë e shqetësuar për programet raketore dhe të armëve bërthamore të Koresë së Veriut“ dhe kërkoi që “Koreja e Veriut të përmbahet nga aktet destabilizuese”.

Ai i ka bërë këto komente pas bisedimeve me Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe presidentin e Koresë së Jugut, Li Mjung-Bak në Seul, ku dhjetëra liderë botërorë u takuan këtë javë në një samit të sigurisë bërthamore.

Van Rompuy ka thënë se prioritet i Koresë së Veriut duhet të jetë “situata e rëndë me urinë dhe mungesën e ushqimit dhe jo armët bërthamore.”

Koreja e Veriut tha se lasnimi është një “projekt shkencor”, që ka për qëllim vendosjen e satelitit në orbitë, por, shtetet tjera mendojnë se lansimi është një provë raketore, e ndaluar me rezolutat e OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›