E Diel, 1 Nëntor 2026

Me qindra afgane të burgosura për “shkelje të moralit”

Me qindra femra afgane gjenden nëpër burgje, pasi që janë akuzuar apo dënuar për vepra penale kundër moralit, vepra këto që përfshinë arratinë nga bashkëshortët apo prindërit e dhunshëm, si dhe marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore, ka kumtuar organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, HRW.

Në raportin e publikuar në Kabul, ndër të tjera theksohet se qeveria e presidentit Hamid Karzai, i cili mbështetet nga perëndimi, nuk ka arritur të përmbushë obligimet e veta në përputhje me rregullat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Është shokues fakti se edhe 10 vjet pas përmbysjes së talebanëve, femrat dhe vajzat ende arrestohen, për shkak të arratisë nga dhuna familjare apo martesat e imponuara”, deklaroi drejtori ekzekutiv i HRW-së, Keneth Roth.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›