E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan për vizitë në Iran

Kryeministri i Turqisë, Rejjep Tajip Erdogan, ka shkuar në Teheran në një vizitë dy-ditore, gjatë së cilës lideri turk pritet të diskutojë programin e zhvillimit bërthamor dhe situatën në Siri.

Erdogan pritet të takojë presidentin iranian, Mahmud Ahmedinejad dhe kryetarin e parlamentit, Ali Larijani.

Erdogan iu tha medieve turke se në fokus të bisedimeve të tij me zyrtarët iranianë do të jetë situata në Siri, fqinji jugor i Turqisë.

Erdogan tha para këtij udhëtimi se rreth 17 mijë refugjatë sirianë kanë kaluar në Turqi, prandaj ai ka thënë se “ne nuk mund të jemi spektatorë”.

Në anën tjetër, departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive iraniane dhe tre anëtarëve të Forcës Kuds të Iranit, për rolin e tyre në eksportimin e armëve në Siri dhe Afrikë.

Sanksionet godasin kompanitë Yas Air dhe Behineh Trading, si dhe individët Esmail Ghani, Said Ali Akbar Tabatabej dhe Susein Aghajan.

Sipas qeverisë amerikane, veprimet e tyre i kanë ndihmuar Iranit t’iu shmanget sanksioneve ndërkombëtare për eksportim armësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›