E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE injoron referendumin e serbësve në veri të Kosovës

Bashkimi Evropian ka injoruar rezultatin e referendumit të mbajtur nga serbët e veriut në Kosovë ndërsa ka konfirmuar se dialogu vijon ditën e martë të javës që vjen.

Nuk kam absolutisht asgjë për tu shtuar atyre çfarë kam thënë gjithë këto javë. Qëndrimi ynë është i njohur dhe unë mund të konfirmoj se raundi i radhës i dialogut do të zhvillohet javën e ardhshme, ditën e martë këtu në Bruksel, deklaroi Maja Koçijançiç, zëdhënëse e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton.

Edhe pas insistimit me pyetje mbi pasojat e mundshme të rezultatit të referendumit, ku sipas organizatorëve, 99.7 % të votuesve në këtë referendum i thanë jo qeverisë së Kosovës, Koçijançiç preferoi të rendisë vetëm temat e dialogut të radhës.

Gjatë dialogut do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal si dhe mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë mes palëve. Siç jua kam shpjeguar më parë, për ne, referendumi nuk është zgjidhja, e cila vjen vetëm nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve.

Në kohën kur pala kosovare këmbëngul se dialogu i Brukselit është vetëm teknik, pritet të shihet zhvillimi i radhës i këtij procesi, edhe pas kërkesave të NATO-s për zgjidhje politike për veriun e Kosovës në kuadër të këtij dialogu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›