E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-ja dhe Shqiperia klima politike dhe detyrat teknike

Bashkimi Europian paraqiti sot ne Tirane nje portal te ri interneti mbi kushtet dhe te drejtat e udhetareve qe levizin ne gjithe kontinentin per aresye te ndryshme. Ambasadori Etore Sequi tha se kjo adrese interneti nevojitet te jete porta e pare qe duhet te hape kushdo para se te niset per udhetim drejt vendeve te BE-se per turizem shkollim biznes apo emigrim.

Fale liberalizimit te vizave - tha amb Sequi - BE dhe Shqiperia jane afruar me shume kane me shume lidhje dhe jane forcuar me tej marredheniet me perfitim te dyanshem. Kjo eshte arritja kryesore ne procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Por disa vende anetare te BE jane perballur me nje shtim te aplikimeve per azil nga vendet e Ballkanit Perendimor. BE po vezhgon nga afer procesin e liberalizimit te vizave dhe ne fund te vitit do te dale nje raport i dyte mbi kete.

Ekspertet thone se heqja e vizave per shqiptaret eshte nje histori suksesi. Ne gjysmen e pare te vitit nuk pati asnje kerkese per azil dhe nuk pritet qe Shqiperia te jete ne listen e vendeve problematike. Por ata thone se BE me 12 detyrat e saj pret nga Shqiperia te arrije shume me teper nderkohe qe i ka refuzuar per here te dyte statusin e kandidatit me progres raportin e fundit. Megjithate ne dhjetor mblidhet edhe Keshilli i BE-se i cili merr vendimet per aplikantet. Eksperti Glejdis Gjipali drejtues i Levizjes europiane ne Shqiperi thote qe ngerci politik eshte perdorur si justifikim per mungesen e rezultateve. Ky ngerc - thote ai - ka vonuar 2-3 reforma por ka edhe shume detyra te tjera si pronat dhe antikorrupsioni qe qeveria duhet ti kryente vete pavaresisht nga opozita por nuk ka bere perparim.

Ditmir Bushati deputet i Partise Socialiste te opozites thote se BE eshte shume i qarte kerkohet nga Shqiperia vullnet politik dhe angazhim per te realizuar 12 detyrat europiane. Nuk pritet nje analize e dyte per shqiperine pa deshmuar rezultate ne keto 12 tema dhe qeveria duhet te tregoje se eshte e afte dhe ka vullnetin qe ti arrije ato. Opozita ka treguar vullnetin per reformen parlamentare dhe reformen zgjedhore. Zoti Bushati tha se krijimi i dy komisioneve nuk i heq keto dy tema nga lista e detyrave europiane sepse krahas reformave ne ligje mbetet te shihet edhe gadishmeria e qeverise per ti zbatuar ato.

Pozita dhe opozita arriten nje marreveshje ne parlament per te reformuar kodin zgjedhor dhe mirekuptimi i tyre u pershendet menjehere nga OSBE dhe institucionet europiane dhe diploamcia perendimore me shpresen se forcat politike po u kthehen detyrave te tyre ne dobi te qytetareve dhe te vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›