E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin: Serbia rrezikon statusin kandidat

BRUKSEL - Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, Jelko Kacin deklaroi se nuk është e sigurt nëse Serbia do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve me Kosovën.

“Serbia deri sot nuk ka dërguar porosi të qartë dhe të kuptueshme, nga e cila do të shihej se ka vendosur t’i zbatojë marrëveshjet me Prishtinën, që është e rëndësishme për marjen e statusit të kandidatit”, tha zoti Kacin, gjatë takimit me zëvendës/kryeministrin e Kosovës, Sllobodan Petroviç, në Bruksel.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›