E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohet nje shqiptar per krime lufte kunder civileve

Ne Prishtine Gjykata e Qarkut e shpalli fajtor nje shqiptar dhe e denoi me 18 vjet heqje lirie per sic thuhet krime lufte kunder popullates civile.

Fahredin Gashi nga komuna e Lipjanit rreth 20 kilometra ne jug te Prishtines u denua per vrasjen e Salih Gashit me 15 qershor 1999 ne fshatin Varigovc te kesaj komune.

Akuza ishte mbeshtetur mbi pohimet e deshmitarit bashkepunues te prokurorise Nazim Bllaca i cili edhe vet akuzohet per perfshirje ne kete vrasje.

Ne nentor te vitit 2009 Nazim Bllaca nga nje fshat i komunes se Lipjanit deklaroi publikisht se ka marre pjese ne vrasje keqtrajtime dhe veprime kriminale ne rreth 17 raste pas luftes ne Kosove. Ai e identifikoi veten si pjesetar i Sherbimit Informativ te Kosoves ndersa akuzoi per perfshirje ne krime struktura te larta politike ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›