E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strauss Kahn në kundërsulm, padit revistat franceze

PARIS – Pas rrëzimit të akuzave kundër tij, si në SHBA ashtu edhe në Francë, Dominique Strauss Kahn ka vendosur të hidhet në kundërsulm.

Ish-shefi i FMN-së, dikur i konsideruar si favorit për t’u bërë president i Francës, ka vendosur të hedhë në gjyq të përditshmen prestigjioze “Le Figaro”, 4 revista franceze dhe këshilltarin e lartë të presidentit Sarkozy, në lidhje me shkrimet kundër tij.

Avokati i Strauss Kahn tha se veprimet ligjore janë e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund spekulimit mediatik dhe publik kundër klientit të tij.

Dominique Strauss Kahn dhe bashkëshortja e tij vendosën të ndërmarrin këtë aksion ligjor për të mbrojtur privatësinë e tyre pas spekulimeve në media se ata do të divorcohen dhe se ish-kreu i FMN-së ka lidhje me një skandal prostitucioni.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›