Skandali më fëmijët, pezullohet drejtoresha e “Cicërimave”
GJIROKASTER-Po merr rrjedhë tjetër skandali me fëmijët e kopshtit “Cicërima”, që ishin regjistruar nga autoritetet e kopshtit në listën e fëmijëve me probleme mendore për arsye përfitimi të fondeve. Skandali u denoncua nga një prind që pohon se fëmija itij është i shëndetshëm dhe se u regjistria padrejtësisht në listat për fëmijët me probleme mendore.
Sot Drejtoresha e kopshtit “Cicërima” Tefta Zhulla” u pezullua nga detyra me vendim të Drejtorisë Arsimore të Gjirokastrës. Lajmi konfirmohet për TVNeës24 nga Drejtori I Drejtorisë Arsimore e Gjirokastrës, zoti Arian Pano.
Në një prononcim ditë më parë në TVNeës24, Drejtoresha e kopshtit “Cicërimat”, Tefta Zhulla e mohoi të ketë abuzuar me detyrën. Sipas saj, problemi qëndron vetëm në faktin se nuk u lajmërua prindi për këtë regjistrim që iu bë fëmijës. Zhulla thekosi se fëmija nuk kishte probleme mendore, por rrinte i vecuar dhe shfaqte mefshtësi.
Ndërkohë Prokuroria e Gjirokastrës vazhdon procedimin penal për skandalin në Gjirokastër, ku fëmijët e shëndetshëm janë regjistruar në listat e personave me probleme mendore. Prokurorët kanë nisur dje ndjekjen penale ndaj personave të përfshirë me skandalin e kopshtit publik “Cicërimat”, konkretisht ndaj ish-Drejtorit të Arsimit Vasil Muka, drejtoreshës së kopshtit Tefta Zhulla, psikologes Anila Caca.
Skandali me regjistrimin e fëmijëve të shëndetshëm si fëmijë me probleme mendore nga kopshtet në listat e fondacioneve humanitare për qëllime përfitimi, u denoncua fillimisht nga publicisti dhe pedagogu Virion Graci, prind i njërit prej fëmijëve në kopshtin public “Cicërimat”, të këtij qyteti.
Vogëlushi 6-vjecar i pedagogut edhe pse në gjendje fizike dhe mendore të shëndetshme u zbulua se figuronte prej 3 vitesh në listat e personave me probleme mendore, ashtu si edhe shumë fëmijë të tjerë të të njejtit kopësht.
Kallzimi
Në kallëzimin penal të datës 15 prill, prindi, njëkohësisht pedagog në universitetin "Eqrem çabej", shkrimtar e publicist, Virion Graçi, ndërmjet të tjerash thuhet: "Unë dua të kallëzoj se drejtoresha e kopshtit "Cicërimat", Tefta Zhulla, ka shpërdoruar detyrën për përfitime materiale në funksion të saj në bashkëpunim me personin Anila Caca, me detyrën e psikologes në dispozicion të DAR dhe me z. Vasil Muka, me detyrën e drejtorit të DAR. Nga ana e këtyre personave, djali im është regjistruar në projektin përfitues për fëmijët me të meta mendore pranë shoqatës "Save the children", ku unë si prind i tij nuk kam marrë ndonjë përfitim dhe më është fshehur çdo informacion në lidhje me këto që unë pretendoj. Nga thëniet e edukatoreve të tjera të këtij kopshti, kam mësuar se djali im dhe disa fëmijë të tjerë rreth 2 vjet më parë për habinë e edukatorëve dhe në fshehtësinë e prindërve janë marrë me makinë private pa ditur drejtimin dhe qëllimin e kësaj lëvizjeje", thuhet në kallëzimin e depozituar në Prokurori.
Denoncimi ne media
Graçi ne nje prononcim per TVNeës24 konfirmoi se është kërcënuar nga drejtoresha e kopshtit "Cicërimat", Tefta Zhulla. Sipas tij, fakti që fëmija i tij është përfshirë në listën e fëmijëve me vështirësi të zhvillimit mendor është pohuar edhe prej ish-drejtorit të arsimit në Gjirokastër, Vasil Muka. "Urdhrin e dhënë para dy vitesh nga drejtoresha për përfshirjen e tim biri në një program të veçantë dy edukatoret nuk e kanë pranuar, duke këmbëngulur se gëzonte shëndet të plotë mendor. Drejtoresha Tefta Zhulla më ka kërcënuar dhe provokuar duke më thënë "Janë njerëz shumë më të rëndësishëm dhe nuk keni se çfarë të më bëni", tha Graci duke shtuar se femija i tij nuk do te shkoje me ne ate kopesht. "Kam dite qe e mbaj femijen ne shtepi dhe nuk lejoj te shkoje ne ate kopesht ku per mendimin ka persona te rrezikshem".
Gjithsesi tashmë fjala i mbetet prokurorisë për të zbardhur detaje që u zbardhën fillimisht nga një prind i indinjuar nga kjo situatë.
(d.b/BalkanWeb)