Vullkani, fluturime të reduktuara nga Rinasi
Autori i Lajmit: Redaksia
Aeroporti ndërkombëtar i Shqipërisë “Nënë Tereza” në Rinas, po zhvillon fluturime vetëm në katër destinacione edhe pse në të gjithë Evropën është vendosur hapja e korridoreve të fluturimit ajror pas marrëveshjes së djeshme të Ministrave të Transportit të vendeve të BE-së. Sipas burimeve zyrtare nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, dje u zhvilluan fluturime të avionëve me pasagjerë në drejtim të Italisë në Romë, Turqisë në Stamboll dhe Austrisë në Vjenë. Aeroporti ka bërë me dije se ndërsa fluturimet vazhdojnë në këto linja, operacionet e transportit të pasagjerëve në destinacionet tjera janë ende të pezulluara deri në një njoftim të dytë. Ndërsa, në Britani, Francë dhe Gjermani, kompanitë ajrore kanë vazhduar fluturimet sipas rregullores së re të vendosur nga Eurokontroll. Rregullorja e re ka të bëjë me korridoret e sigurta të fluturimit ku nuk ka prani pluhuri vullkanik e po ashtu edhe me lartësinë e fluturimit të avionëve. Gjermania i lejoi avionët e transportit të udhëtarëve të kryejnë fluturime nën kuotën e zakonshme të lartësisë, në mënyrë që instrumentet e fluturimit të mos pësojnë dëmtime nga pluhuri vullkanik. Dhjetëra mijëra pasagjerë të bllokuar prej ditësh në aeroportet ndërkombëtare kanë pritur dje me duartrokitje thirrjet për tu ngjitur në bordin e avionëve. Rreth 14.000 fluturime janë zhvilluar dje në hapësirën ajrore evropiane, citon CNN. Aeroplanët u kthyen në ajër në Francë, Gjermani dhe Itali. Rreth 75 për qind të fluturimeve të planifikuara u kryen nga dy aeroportet kryesore të Francës, Charles de Gol dhe Orly.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2010