BE-ja i hap rrugen ndihmes financiare per Hungarine

Bashkimi Europian u ka hapur rrugën bisedimeve për ndihmën financiare për Hungarinë, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje pesë mujore mbi pavarësinë e bankës qëndrore. Për këtë KE është i gatshëm të nis negociatat për një asistencë financiare për Hungarinë. Sipas zëdhënësit të Komisionit të BE, Olivier Bailly, vendimi ka ardhë pas angazhimeve të marra nga Hungaria për ndryshim të ligjit mbi bankën qëndrore duke i siguruar pavarësinë. Dhënia e dritës jeshile për një plan ndihme ndërkombëtare të FMN në favor të Hungarisë vjen edhe pas takimit të kryeministrit Orban me presidentin e KE, Barroso.
Hungaria është duke kërkuar një kredi prej 20 miliardë eurosh e cila do të ndihmojë qeverinë të ulë kostot e huamarrjes të cilat kanë arritur në nivele të papërballueshme. Por KE kishte deklaruar se do t’i kërkonte Gjykatës së lartë europiane të shpallte vendimin mbi Budapestin për një rishikim të ligjeve mbi privatësinë dhe moshën e pensionit të gjyqtarëve.
Sipas zëdhënësit të komisionit, BE e ka cuar këtë cështje në Gjykatën e lartë duke e detyruar kështu Hungarinë të ndruyshojë ligjin duke e cuar atë në linjë me të drejtat europiane. Këto probleme nuk mund ta mbajnë të bllokuar kredinë e FMN ka thënë Bailly duke shtuar se do të mbështetet në besimin e të dyja palëve.