Gingric nderpret fushaten pas fitores vetem ne dy shtete

Kandidati republikan Njut Gingric pritet të pezullojë fushatën e tij javës tjetër, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Ish kryetari i dhomës së përfaqësuesve tha se ai pret që Mit Romney që fitoi 5 shtete të martën të jetë kandidati republikan, që do të përballet me Obamën në nëntor.
Që kur zgjedhjet nisen në janar, Gingriç ka fituar zgjedhjet vetëm në 2 shtete, Karolinen e Jugut dhe Xhorxhia.
Gjatë fushatës në Karolinën e Veriut Gingric tha:
“Duhet të jesh i ndershëm me atë që po ndodh në botën reale, në kundërshtim me atë që ti do të doje të ndodhte”, -u tha Gingriç mbështetësve të tij.
Ai shtoi se e marta për Romney ishte një ditë mjaft e mirë.
Gingriç tha se do të vazhdojë fushatën gjatë këtyre ditëve, duke shtuar se në fokus të fjalimeve të tij do të jenë çështjet ekonomike si papunësia e lartë.
Në dhjetor, Gingric kishte parashikuar se do të ishte ai kandidati i përgjedhur i republikanëve dhe për njëfarë kohe iu gëzua sondazheve në favor të tij.
Megjithëse fitoi në Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut, zgjedhjet e mëvonshme për të ishin një dështim, pasi nuk fitoi në asnjë shtet tjetër.
Dite më parë kandidati tjetër Rik Santorum, rivali kryesor i Romney, ndërpreu garën për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të së bijës.
Tashmë Romney mbetet në garë vetëm me Ron Paul, i cili ka shumë pak shanse për të mos thënë asnjë, për të konkuruar me Romney, pasi ka fituar vetëm në shtetin e Alaskës, edhe pse votimet do të zhvillohen në 13 shtete të tjera.